Kejsi dhe Stresi janë dyshja më e diskutuar në showbiz-in shqiptar, sidomos muajt e fundit që po përfliten për një krizë në marrëdhënie. Në momentin kur ata të dy ishin gati të organizonin dasmën e tyre, Kejsi u largua nga Shqipëria, ndërsa Stresi vazhdoi i qetë jetën e tij me projektet muzikore. Pavarësisht se në media është shkruar shumë për ndarjen e tyre, asnjëri nuk ka preferuar të flasë, përveç postimeve apo komenteve me nënkuptime në rrjete sociale.
Por së fundmi Stresi ka vendosur ta thyejë akullin e të tregojë se çfarë po ndodh realisht me lidhjen e tij me Kejsin. I ftuar në emisionin “Ftesë në 5” reperi e konfirmoi se mes tij dhe partneres ka probleme, por ata nuk janë ndarë përfundimisht.
“Kemi divergjenca, por nuk ka asgjë konkrete. Nuk është e vërtetë ajo çfarë flitet në media, le të themi që jemi në një pauzë të vogël”, ka thënë Stresi gjatë intervistës me Bieta Sulon. Kur u pyet nëse vazhdon të ketë ndjenja për Kejsin, reperi tha se në këto momente është e vështirë të bëj një deklaratë të tillë. Ndër të tjera ai u shpreh se i kanë lënë kohë njëri-tjetrit për të reflektuar, sepse nuk kanë as komunikim të përditshëm së bashku. Duke qenë se Stresi e tregoi vetë se si është gjendja mbetet të shohim në vijim se çfarë do të ndodhë me historinë e dashurisë mes tij dhe Kejsit.