Asambleja, debate mes Ramës dhe anëtarëve
Punimet e sotme të Asamblesë së PS kanë ngjallur debatet dhe reaksionin e disa prej anëtarëve më të rëndësishëm të saj. Shpëtim Gjika, kryetar i bashkisë së Vlorës në mënyrë të revoltuar ka folur hapur në Asamble, duke i deklaruar presidiumit kryesor se vetë strukturat drejtuese në bazë nuk janë “ushtarë”.
TIRANË - Punimet e sotme të Asamblesë së PS kanë ngjallur debatet dhe reaksionin e disa prej anëtarëve më të rëndësishëm të saj. Sipas vendimit të kryesisë së PS që pritej të votohej sot në asamble, do të kishte lëvizje të të gjithë të deleguarve të kryesisë dhe grupeve të punës në rrethe të ndryshme të vendit. Kështu psh, Erion Braçe do të mbulojë Korçën, ndërkohë që Ben Blushi është caktuar në Elbasan. Ndriçim Hysa është hequr nga Elbasani për të mbuluar Tiranën. Fatmir Xhafaj është mandatuar të merret me zonën e Sarandës e Delvinës etj.
Por kjo ka ngjallur reagimin e anëtarëe të Asamblesë. Shpëtim Gjika, kryetar i bashkisë së Vlorës në mënyrë të revoltuar ka folur hapur në Asamble, duke i deklaruar presidiumit kryesor se vetë strukturat drejtuese në bazë nuk janë “ushtarë”.
“Po na trajtoni si ushtarë. Keni caktuar në Vlorë të paktën 5 persona që nuk janë fare nga Vlora. Po abuzoni me bazën e partisë. Ju nuk mund të promovoni figurat tuaja duke përdorur bazën e Vlorës” ishte deklarata shpërthyese e Shëptim Gjikës përpara anëtarëve të Asamblesë Kombëtare.
Një tjetër anëtar i asamblesë, Ndriçim Hysa, po ashtu u shpreh i revoltuar për ndryshimet, dhe sidomos largimin e tij nga Elbasani, për ta deleguar në qarkun e Tiranës. “Me të gjitha këto që po bëni, ia keni lënë partinë kryetarëve të partive dhe kjo nuk është e drejtë. Kjo është një skemë që nuk funksionon” mësohet të ketë thënë Hysa përpara delegatëve.
Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryetarit të PS Edi Rama për të shuar të gjitha debatet e brendshme. Sipas tij, partia nuk është një ndërmarrje, dhe duan të bëjnë punët që duan. Kush nuk e pranon detyrën që i ngarkon partia, e ka derën e hapur, ka qenë haptazi “kërcënimi” i Edi Ramës për anëtarët e asamblesë.
Debatet edhe pse kanë qenë disa, ishin të paorganizuara, edhe për faktin se shumica e anëtarëve të Asamblesë u gjendën të surprizuar nga lëvizjet. Një prej anëtarëve të Asamblesë që pritej të fliste, Erion Braçe, nuk ka folur, sepse kur erdhi radha e pikës që do të shpalleshin emrat se ku ishin caktuar, kjo pikë kaloi pa diskutime.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38%
-
Jo
53%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 2343
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident tragjik në aksin 'Shkodër-Koplik' mëngjesin e sotëm, automjeti përplasi për vdekje 80-vjeçarin
26 Nëntor, 08:15
-
Lufta në Ukrainë, sulm i ri rus me dron në Kiev
26 Nëntor, 07:56
-
'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian
26 Nëntor, 07:38
-
Rikthehet Broja, sulmuesi gjen minutat e para për këtë sezon me Everton U-21
26 Nëntor, 07:28
-
Lufta/ Hamasi e mirëpret një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut
26 Nëntor, 07:16
-
Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë
26 Nëntor, 07:06
-
Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?
25 Nëntor, 22:54
-
Operacioni i SPAK/ Banushi te ‘5 Pyetjet’: Fetahu përdorte bandat për të goditur gazetarët! Prençi: Ura lidhëse mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve
25 Nëntor, 22:53
-
Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja
25 Nëntor, 22:34
-
Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur
25 Nëntor, 22:17
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici
25 Nëntor, 22:09
-
Nga Suel Çela tek i vëllai, Report Tv zbardh emrat e 21 masave të sigurisë
25 Nëntor, 22:00