Duke u nisur nga debatet mbi debatet për kufizimin e inteligjencës artificiale, kryeministri Rama tha në OKB se Shqipëria është kundër këtij qëndrimi. Ai tha se nevojitet sovranitet dixhital që shtetet të ndërtojnë sisteme mbrojtjeje nga manipulimet.
Kryeministri u shpreh se kjo s’mund të jetë vetëm privilegj i vendeve të pasura pasi gënjeshtra udhëton kudo.
“Ne jemi kundër. Ne nuk mund të rregullojmë veten tonë deri në pafuqi. Për këtë pyetje, presidenti i SHBA-ve ka të drejtë, duhet të përshpejtojmë. IA në shërbim të qytetarëve, të përgjegjshme. Përgjigjja është kapacitet demokratik. Një inteligjencë sovrane artificiale do të thotë që asnjë vend të mos jetë i pafuqishëm para vendeve që s’mund t’i kuptojë. Çdo vend duhet të jetë i aftë të mbrojë gjuhën e vet, të zbulojë koordinimet e manipuluara dhe të informojë qytetarët pa u varur nga një korporatë e largët. Ja pse Shqipëria po ndërton një pasqyrë dixhitale mbështetur mbi IA. Pasqyra do të zbulojë strukturat e koordinuara, jo vetëm ato që shihen. Nuk do t’u thotë qytetarëve çfarë duhet të mendojnë. E drejta duhet të mbrohet haptazi. Pasqyra jonë ka për synim të shndërrohet në një infrastrukturë transparence, të mbrojë shoqërinë nga një industri gënjeshtrash. Qytetarët duhet të dinë kur përmbajtja politike me ndikim është gjeneruar artificialisht apo manipuluar. Arkitektura e shpërndarjes duhet të bëhet transparente, kush e krijoi apo shënjestroi. Shqipëria bën thirrje për një marrëveshje ndërkombëtare dhe për një inteligjencë artificiale sovrane. Sovraniteti dixhital s’mund të jetë privilegj i rezervuar për shtetet më të pasura. Gënjeshtrat udhëtojnë pa viza. Algoritmet i kapërcejnë kufijtë pa pasur nevojë për pasaportë”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama në OKB për rreziqet e IA: Jo frenim, por marrëveshje ndërkombëtare! Ky s'do të jetë shekulli i makinerisë! Narrativa për pushtimin e bregdetit shqiptar nga Izraeli nxiti protestat në Tiranë







