Sesioni i 60-të i Asamblesë Parlamentare të NATO-s është karakterizuar nga polemika të forta midis delegacioneve shqiptaro-serbe. Shkak për këtë është bërë stërvitja e përbashkët ushtarake të Serbisë dhe Rusisë.

Sipas Agjencisë Anadoll, pikënisje e debateve ka qenë ndërhyrja e kreut të Kuvendit serb, Dragan Shormaz i cili i ka ndërprerë fjalën Jozefina Topallit, shefe e delegacionit të parlamentit shqiptar.

Duke iu referuar stërvitjes së 14 nëntorit ruso-serbe, Topalli ka pyetur shefin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në lidhje me vërtetësinë e pretendimeve se Rusia po ndihmon forcat e armatosura serbe.

Duke i ndërprerë fjalën, Shormaz është përgjgijur duke thënë se kolegët e parlamentit shqiptar nuk kanë informacionet e duhura. Por Stoltenberg tha se Serbia është një shtet sovran i cili vendos vetë për bashkëpunimet me vendet e tjera duke shtuar se Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm për NATO-n.

Në Serbi, në fushën e trajnimit në Nikinci, më 14 nëntor të këtij viti, u zhvillua një stërvitje e përbashkët ushtarake të Ushtrisë serbe dhe Forcave të Armatosura të Federatës Ruse në të cilën morrën pjesë më shumë se 400 ushtarë.



Redaksia Online
(Shqiptarja.com)