Në nisje të mbledhjes së Asamblesë, Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi tha Partia Sociliste është forca politike më e preferuar dhe më e besueshme në Diasporë, ndaj tha se synohet afrimi i sa më shumë emigrantëve shqiptarë edhe në vijim.
Gjithashtu, Klosi vendosi objektivin e zgjerimit të Partisë Socialiste me 4 anëtarë të rinj për çdo Organizatë Socialiste, 2 djem dhe 2 vajza.
"Diaspora nuk është element dytësor, është pjesë organike e rezultatit tonë politik, gati 200 mijë të vlefshme në diasporë dhe 61.1% për PS tregojnë se shqiptarët jashtë vendit e kanë lexuar PS si forcën më të qëndrueshme dhe të besueshme",- tha Klosi.
"Zgjedhja e strukturave të partisë do të zhvillohet nga 21 marsi deri në 30 qershor, nga sot deri në 16 prill do të jetë njohja dhe analiza e çdo organizate.
4 anëtarë të rinj në çdo organizatë të Partisë Socialiste, 2 shokë dhe 2 shoqe. Do të jetë detyrë takimi me 5 të rinj për çdo qendër votimi në zonat rurale, dhe 10 në qendrat urbane",- shtoi Klosi.
Lajmi kryesor:
LIVE TV - Asambleja/ Rama: Në 2027-ën, fitore më të thellë! Drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe profesionale, ka shumë punë për të bërë









