Bashkimi Europian prej kohësh po sheh mundësinë e një kredie dëmshpërblimi për Ukrainën duke përdorur asetet e ngrira ruse. Por vendet janë të ndara pasi Hungaria dhe Greqia janë kundër, ndërsa Polonia është e vendosur për t'i përdorur asetet ruse.
Lidhur me këtë politikani Ethem Aga, tha se Rusia është kundër ngrirjes së aseteve ruse dhe po i bënë presion vendeve të tjera.
I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, ai tha se vendet e BE do të marrin një vendim që do të jetë në mbështetje të Ukrainës.
‘Rusia dhe regjimi rus është kundër ngrirjes së aseteve ruseve, i bënë presion Francës dhe BE por nuk mendoj se kjo do të funksionojë, vendet e BE do të marrin një vendim që do të shkojë për shtat Ukrainës për këtë gjë. Macron e ka mbështetur Ukrainën, por s’është vetëm Macron edhe Gjermania janë në mbështetje të Ukrainës. Fillimisht po ta shohim është në mbështetje të vendeve si Polonia dhe vende të tjera që rrezikojnë nga agjitacionet që Rusia mund të ketë në këto vende prandaj Franca e ka këtë mbështetje të madhe dhe nuk do që Rusia të dal e fituar nga ky duel’, tha ai.
Aga u shpreh se Europa duhet të ketë një forcë të saj ushtarake dhe të luajë një rol më të madh në Ukrainë, ndërsa theksoi se marrja e territoreve të Ukrainës nga Rusia do të përbente një precedentë.
‘Edhe Zelensky ka bërë lëshimet tija sepse ka thënë se mund të mos e pranonte hyrjen në NATO por me një kusht që të mos humb territore të vendit. Dhe Franca nuk do që të lëshohet tokë ukrainase sepse lëshimi i saj është një precedent për ndërhyrje në vendet e tjera që janë afër Rusisë. Unë do doja që Europa të kishte forcën e saj ushtarake dhe të luante një rol më të madh në Ukrainë sepse interesat amerikane dhe ato europiane ndahen në interesat që kanë në Ukrainë. Por në përgjithësi janë për paqe në Ukrainë dhe në Europë’, tha ai.
Në një lidhje skype Daniel Nikolla aktivist i Diasporës Shqiptare në Londër, tha se një përfshirje e drejtpërdrejtë e Europës, përfshirë Britaninë e Madhe dhe shtete të tjera, në një luftë të hapur kundër Rusisë, do të kishte pasoja të rënda globale.
‘Nëse Europa përfshi edhe Britaninë e Madhe dhe shtete të tjera do të shkonin në një luftë të hapur kundër Rusisë numrat dhe potenciali janë më të mëdha dhe tentohet të mos shkohet në atë pikë sepse do të shkohej në një luftë të 3 botërore’, tha ai.
Komente








