Asfaltohen dhe ndriçohen rrugicat në zonën afër Qytetit Studenti, Veliaj: Puna flet vetë, edhe për ata që përdorin gjuhë raciste ndaj të ardhurve

 Zona në afërsi të Qytetit Studenti po sistemohet në çdo rrugicë, me asfaltim dhe ndriçim, si pjesë e aksionit të Bashkisë së Tiranës për të ndërhyrë në mënyrë kapilare, çdo lagje të qytetit. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi në orët e vona të mbrëmjes punën që po bëhet në këtë zonë me shtrimin e çdo rruge, ku u shpreh se prej këtyre ndërhyrjeve përfitojnë të gjithë banorët, sidomos fëmijët, që do të shkojnë në shkollat e reja, si “Bashkim Fino”, pa iu shkelur këmba në baltë. 

“Jam shumë i lumtur që po punojmë këtu sepse e gjithë zona e Qytetit Studenti, sidomos pjesa mes Depos së Ujit dhe shkollës “Bashkim Fino”, ka qenë pak si ‘toka e askujt’, as rurale, as urbane, e cila është rritur shumë pas viteve ’90. Por, prioriteti ynë ishte ndërtimi i shkollës. E di që të gjithë themi ‘po rruga, po rrugica’, por fëmijët janë prioritet: çerdhja, kopshti, shkolla. Tani që kemi mbaruar shkollën “Bashkim Fino”, duam që fëmijëve të mos u prekë këmba baltë sepse besoj se çdo fëmijë në Tiranë duhet të ketë shanse të barabarta”, u shpreh Veliaj.

Ai shtoi, gjithashtu, se Bashkia e Tiranës flet edhe me vepra, kur është fjala për t‘iu përgjigjur kujtdo që përdor një gjuhë raciste ndaj atyre që kanë ardhur nga një qytet tjetër në Tiranë.

“Këtu jeton një komunitet i jashtëzakonshëm, njerëz punëtorë, që i kanë bërë punët me ndershmëri e me djersë, të ardhur nga zona shumë të vështira të veriut, për të krijuar jetën në Tiranë. Askush nuk duhet t’i thotë dikujt ‘je i ardhur’, ‘je jabanxhi’, në një qytet ku 90% e njerëzve kanë ardhur nga diku tjetër. Por, kjo nuk mjafton nëse nuk përkthehet edhe në urbanistikë. Në momentin që këtu vjen asfalti, sinjalistika, ndriçimi, atëherë mund të themi se kemi mbërritur në Tiranë. Pra, jo vetëm adresa dhe jo vetëm gjuha antiraciste, por duhet të vijë edhe urbanistika, që të themi këtu jemi të gjithë të barabartë”, tha Veliaj. 

Bashkia e Tiranës, përmes një programi të veçantë, ka miratuar ndërhyrje në qindra rrugë e rrugica në çdo bllok banimi dhe në çdo njësi, ku jo vetëm do asfaltohet, por do kryhen edhe të gjitha kanalizimet dhe ndriçimi, për të mos pasur asnjë rrugë të pandriçuar në kryeqytet.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 20/11/2022 01:20

    Z.Veliaj,sa kohe i mbajten te okupuara pa leje //jabanxhijte// e 90'konviktet e Q.Studenti dhe a paguan ndonje bille si ujin,dritat,ngrohjen,qirane per ato ndertesa gjate asaj kohe??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Kanali i mbushur me kastravecë, fermerët në Berat hedhin prodhimin

VIDEO/ Kanali i mbushur me kastravecë, fermerët në Berat hedhin prodhimin