Nëna i ndërroi jetë gjatë lindjes, 55-vjeçarja me lot në sy: Ajo sakrifikoi jetën për mua, tani dua t'i gjej varrin dhe t’i çoj një tufë lule

Nëna i ndërroi jetë gjatë lindjes, 55-vjeçarja me lot në sy: Ajo sakrifikoi jetën për mua, tani dua t'i gjej varrin dhe t’i çoj një tufë lule

Mirela Gjoni rrefen historine e jetes se saj ne studion e emisionit 'Pa Gjurme'

 Zef dhe Elizabeta Leci e birësuan në shtëpinë e fëmijës në Shkodër, kur ajo ishte 2 vjeçe. Këtë 55-vjeçarja e mësoi gjatë adoleshencës, pasi i ra në dorë një certifikatë familjare. Ajo zbuloi identitetin e vertëtë të saj, se ishte e regjistruar me emrin Dallëndyshe Ahmetaj dhe se vendlindja ishte qyteti i Elbasanit. Fillimisht prindërit birësues ia mbajtën të fshehur këtë të vërtetë, por adoleshetja nuk ishte më fëmijë, ndaj dyshimet shtoheshin çdo ditë e më shumë. 

Isha adoleshente kur mësova se isha fëmijë i birësuar Bisedën e parë e bëra me tezen time nga ana e nënës birësuese. Ajo më tha fillimisht se nuk është e vërtetë. Të gjithë e dinin, por askush nuk tregonte. Prindërit birësues kanë ndërruar jetë 24 vite më parë, por unë nuk ju tregova kurrë çfarë kisha zbuluar.


Në moshën 24-vjeçare, kërkimin me ngul e nisi tek shtëpia e fëmijës në Shkodër, të cilët e drejtuan në Maternitetin e Elbasanit. Kur mori në dorë regjistrin e lindjeve, zbulon se nëna biologjike quhej Bajame Ahmetaj, e cila e kishte sjelle në jetë më 21 korrik 1966 në Maternitetin e Elbasani duke i vendosur emrin Dallëndyshe Ahmetaj. 

Kërkimet i nisa nga shtëpia e fëmijës në Shkodër, ku zbulova vetëm emrin Dallëndyshe dhe ditëlindjen time. Unë kisha lindur në Elbasan në 21. 07. 1966. Pastaj shkova tek një zyrë në Elbasan dhe zbulova aty pasi shfletova emrin Dallëndyshe në regjistra. Gjeta emrin e nënës; Bajame Ahmetaj, ndërsa unë kisha lindur në orën 4 të mëngjesit të enjten.


Pikëpyetjeve të shumta në kokë u ktheu përgjigje njëra nga kushërirat, e cila i pohoi se ajo ishte një vajzë e birësuar. Me kalimin e viteve Mirela krijoi edhe ajo familjen e saj, por pengu më i madh në jetë ishte të gjendte rrënjët biologjike. 

Unë jetoj në Itali për momentin. I jam shumë mirënjohëse tezes sime që më ka hapur derën e shtëpisë. Kam mësuar se emrin ma ka vënë gjyshi dhe e ka lënë me amanet se ka thënë ju do ta gjeni. Se mali me malin nuk piqen, njeriu me njeriun po. Është përmbushur amaneti i gjyshit. Këtu kam ardhur të kërkoj varrin e nënës. 


Kur mendoi se e ëma e kishte braktisur, ajo zbuloi se nëna sakrifikoi jetën e saj për të mbijetuar ajo.


Nëna kishte vdekur në lindje dhe nuk kishte patur kush ta regjistronte dhe emri i atësisë kishte mbetur bosh. Unë nuk jam braktisur, por kur nëna ndërroi jetë spitali më dërgoi në shtëpinë e fëmijës. Të parën që takova nga familja ishte Shpresa, një nga motrat e nënës. Nga ajo mësova historinë. “Ku është nëna?”, e pyeta, ajo lëshoi lot dhe tha se kishte ndërruar jetë. Ajo ishte me epilepsi, por nuk pranoi të bënte abortin dhe ndërroi jetë në lindje. Tezja nuk arrin të kujtojë episode të tjera dhe nuk di të më thotë se kush ishte babai im biologjik. Tezes nuk i kujtohet as vendi ku prehen eshtrat e nënës. Unë kërkoj t’i çoj një tufë me lule te varri. Unë mësova historinë e saj, por nuk e pashë kurrë me sy imazhin e saj.

Emisioni i plotë

O.D./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët