Asfaltohet rruga pas Bankës së Shqipërisë/ Veliaj: Unaza e vogël’ me tapet të ri; Terminal për urbanët pas Teatrit të Operas dhe Baletit

Asfaltohet rruga pas Bankës së Shqipërisë/ Veliaj: Unaza e vogël’ me tapet të ri; Terminal për urbanët pas Teatrit të Operas dhe Baletit

Veliaj në Tiranë

Të gjitha rrugët brenda Unazës së Vogël po rikonstruktohen dhe pajisen me sinjalistikën e nevojshme nga Bashkia e Tiranës. Gjatë inspektimit për asfaltimin te rrugës pas Bankës së Shqipërisë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se e gjithë “Unaza e Vogël” do të shtrohet me asfalt të ri, për të lehtësuar edhe më shumë qarkullimin e mjeteve.

“Jemi duke punuar në të gjithë “Unazën e Vogël”, një segment jashtëzakonisht i rëndësishëm, me ngarkesë, si për faktin se mbaruan disa nga ndërtesat ikonike të Tiranës, ashtu edhe për faktin se gjatë ditës ka një fluks të jashtëzakonshëm, sidomos përreth ministrive. Tani shtohet puna te KQZ-ja, këtu kemi Kishën Orthodhokse dhe Kishën Katolike, presim të hapet edhe Xhamia e madhe e Tiranës, çka do të thotë se në “Unazën e vogël” do të përqendrohet një pjesë e madhe e aktiviteteve, si administrative dhe qeveritare, ashtu edhe fetare, kulturore dhe turistike”, u shpreh Veliaj.

Ai dha lajmin e mirë për një terminal autobusësh urbanë, i cili pritet të vendoset në hapësirën prapa Teatrit të Operas dhe Baletit.

“Bashkë me OSHEE-në kemi marrë një vendim të ri, ku prapa Teatrit të Operas dhe Baletit do të kemi një pikë shkëmbimi për autobusët urbanë. Pra, nëse në Lundër edhe te “Kthesa e Kamzës” do të kemi terminalet për autobusët që vijnë nga rrethet, kurse autobusët e Tiranës që kryqëzohen në qendër, do ta kenë pikën në një terminal urban, pas Teatrit të Operas dhe Baletit. Pra, këtu do të kemi një përqendrim të stacioneve të autobusëve, që sot janë kryesisht te zona e “Piacës” dhe Bankës së Shqipërisë. Pavarësisht nga cila linjë vjen, nëse do shkëmbesh në një linjë tjetër në Tiranën qendrore, do të vijmë vetëm në një pikë të ndërrimit të autobusëve, edhe jo siç e kemi, gjatë gjithë ‘Unazës së vogël’”, njoftoi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se linjat e autobusëve të shpejtë, të cilat do të çlirojnë trafikun brenda Unazës, do të nisin funksionimin këtë verë në kryeqytet.

“Ndryshimi tjetër do vijë në 3 linja: linja Kombinat – Kinostudo, Unaza klasike dhe linja tjetër e Tiranës së Re. Këto 3 linja, duke filluar nga vera, do të kalojnë në sistemin që quhet “Bus Rapid Transit”, lëvizje e shpejtë me autobus. Do të përshtaten linjat dhe korsitë e tyre, ekskluzivisht të pandërprera për autobusët, njësoj siç kemi bërë disa korsi biçikletash të pandërprera. Është diçka që ndodh edhe në Lindje, ndodh edhe në Perëndim. Ndodh edhe në Kinë, edhe në Japoni, por ndodh edhe në Çikago dhe në Meksiko City. Pra, është një zgjedhje që qytetet kanë vendosur, sidomos qytetet si Tirana, që rriten me një shpejtësi të jashtëzakonshme, që linjat e autobusit të kenë një dedikim të pandërprerë,” deklaroi Veliaj.

Ai sqaroi edhe mënyrën se si do funksionojnë linjat e shpejta. “Me këto 3 linja do shkojmë nga 54 minuta për ciklin e një linje, në rreth 20 minuta, pra më shumë sesa përgjysmim i kohës që merr zakonisht. Do të shkojmë në një kapacitet nga 9 mijë pasagjerë, që këto linja mbajnë për një orë, në 23 mijë pasagjerë, pra mbi dy herë rritje e kapacitetit të pasagjerëve.

Do të shkojmë gjithashtu, edhe në një shpejtësi më të madhe, nga 9.5 km/h në 20km/h. Kjo do të thotë se për të shkuar nga një stacion në tjetrin, do të duhet më pak kohë, cikli do bëhet më shpejt dhe do ketë një volumetri më të madhe të pasagjerëve. Sigurisht, teksa do futemi në Bashkimin Europian dhe do kemi më shumë mundësi për të subvencionuar transportin publik, do shkojmë edhe në sisteme të tjera. Por, për momentin, me kolegët e GIZ-it dhe të KFË-së, kjo është zgjidhja më e mirë për Tiranën,” u shpreh ai.

Rrugët e reja që po asfaltohen do të kenë edhe të gjithë elementët e sigurisë, si trotuare të zgjeruara dhe kangjella mbrojtëse dhe sinjalistikën e nevojshme dhe po ashtu ndriçimin.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ina: 22/02/2023 00:27

    vetem nje hajvan si ty erion ben terminal autobuzesh pas operas,,,,,opera dhe autobuze bashke nuk kemi pare ne asnje vend te europes,,,prandaj duhet te largohesh ne 14 maj....

    Përgjigju
  • ela: 22/02/2023 00:19

    TIRANA DO PARQE ME PEME,,,ME LIQENE TE VOGLA SI NE GJERMANI,,,,SHATERVANE,,,,DO KORSI BICIKLETASH QE TE NISESH NGA TIRANA DHE TE SHKOSH NE DURRES ME RRUGE TE DEDIKUAR VETEM PER BICIKLETA,,,,KU JEMI ASGJEKUNDI,,,JEPEN LEJE VETEM PER PALLATE......

    Përgjigju
  • Evergreen: 21/02/2023 15:41

    Duhen Hapësira të Gjelbëra Publike, duhet dyfishuar e zgjeruar Sipërfaqja e Parkut të gjelbër të Liqenit...,edhe poshtë Digës së Liqenit mbill pemë e bëj fusha Sportive...Edhe aty te Diga mbill pemë Mesdhetare Evergreen e të ulëta si Tarraca me Ullinj ,Mandarinë a Portokalle..Limona..Shegë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë