380 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa janë asgjësuar nga Policia e Vlorës.  Në pjesën veri-lindore të Malit të Kamenicës buzë lumit Vjosë janë zbuluar e më pas asgjesuar 200 rrënjë bimë narkotike “kannabis sativa” të kultivuara në një parcelë të vetme. Lënda narkotike kishte një lartësi deri në 60 cm.
 
Gjithashtu në fshatin Penkovë të komunës Vllahinë në një zonë të pyllëzuar me pisha të gjenden 2 parcela me 100 rrënjë bimë narkotike të kultivuara me një lartësi deri në 60 cm.
 
Ndërkohë sipas policisë është nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” ndaj 81 vjeçares Zenepe Meminaj banuese në fshatin Trevllazër, Komuna Novoselë. Procedimi penal filloi pasi nga kontrolli i ushtruar në banesë i janë gjetur të kultivuara 80 rrënjë bimë të ngjashme me atë të llojit “Cannabis Sativa”.
 
E njëjta akuzë rëndon edhe mbi  Fatime Meminaj, 62 vjeçe, banuese në fshatin Hadëraj, Vlorë. Arrestimi u krye pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën në banesën e kësaj shtetaseje janë gjetur 25 rrënjë bime narkotike të ngjashme me atë të llojit Cannabis sativa të kultivuara.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)