TIRANE- Asgjësohet sasia e drogave që ndodheshin të magazinat e Ministrisë së Brendshme.
 
Sasitë prej 1570 kilogramë kanabis, 8.1 kilogramë heroinë dhe 1.3 kilogramë kokainë ndodheshin në ambientet e repartit numër 100 të magazinuara në cilësitë e provës materiale në 23 vendimeve penale të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.
 
Asgjësimi është ndjekur nga komisioni përkatës për asgjësimin e provave materiale të lëndëve narkotike i përbërë nga:
Prokurori pranë Prokurorisë për Krime të Rënda; Përfaqësuesi i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda; Përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë; Ekspertë të Drejtorisë së Policisë Shkencore dhe Specialistët e Sektorit për Narkotikët në Drejtorinë për Narkotikët dhe Trafiqet, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)