Asgjë e re nga “fronti anti SPAK”

Asgjë e re nga “fronti anti SPAK”

Një xhiro më shumë në bulevard për t’i bërë presion SPAK-ut dhe për të gënjyer demokratët.

Premtuan se do të rrëzonin Ramën për dy muaj, por, pas dy vitesh, fakti është se Saliu është i mbyllur në papafingo, ndërsa zëvendëssalihët përsërisin vetveten, duke mos prodhuar as rezistencë, as pakënaqësi, as politikë.

Rezistencë nuk bëjnë dot, sepse nuk ka kush t’i ndjekë.

Pakënaqësinë popullore nuk e kanalizojnë dot, sepse janë të pabesueshëm.

Politikë nuk prodhojnë dot, sepse janë “non grata”, nuk i pret dhe nuk i dëgjon kush.

Këndojnë himnin, hedhin shashka dhe ndezin dritat e celularëve, duke kopjuar “besëprerin” Basha, sikur të mos i kemi parë me dhjetra herë këto pamje në bulevard.

Është çmenduri të përsërisësh të njëjtën rrugë për vite me radhë dhe të shpresosh rezultate të ndryshme.

Ku ishim? Asgjëkundi!

Çfarë bëmë? Asgjë prej gjëje!

Është hedhur aq shumë baltë dhe llumë, saqë tani e gjithë ajo është duke u kthyer mbi vetë hedhësit e saj.

Veçse kush ka sy të shikojë.

Ndaj demokratëve të thjeshtë, një tallje më shumë, sikur ‘bashkimi’ do sillte fitore dhe rrëzim të Ramës, por, në fakt, ‘bashkimi’ i tyre thjesht do të përsëris pafundësisht zgjedhjet e pjesshme vendore në Kukës, ku mes turpit të Safetit dhe turpit të këtyre, kukësianët ia treguan ‘bashkimin’ Gazit dhe Mulit.

Ndaj shqiptarëve, një fatkeqësi më shumë, ku një pjesë është bërë pengesë për ringritjen e opozitës dhe pamundësinë e mbledhjes së verbit opozitar dhe kanalizimit të pakënaqësisë në hullinë e duhur.

Ndaj SPAK-ut asnjë shqetësim, sepse ata e kanë zgjidhur këtë punë, duke mos ndjekur lajme.

E vetmja ‘risi’ e kësaj protesta ishte se Sali Kulla e kishte shndërruar korridorin në Seli, duke jetuar me idenë se nuk e kanë mbyllur në shtëpi, por në Seli.

U nisën për të rrëzuar Ramën, por e shitën protestën, duke i çuar njerëzit kot në Tiranë, në ditë me shi, dhe duke mos u dhënë asnjë shpresë për të nesërmen./ Gazeta Tema

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'