Shumëkush mund ta ketë hasur shkrimtarin ikonik gjerman, Erich Maria Remarque duke i veçauar gjithnjë stilin e veçantë të të shkruarit, aq simbolist por edhe realist.
Drama “Asgjë të Re nga Fronti i Perëndimit”, e mbështetur në romanin e famshëm me të njëjtin emër të shkrimtarit gjerman, Erich Maria Remarque, në shumë pak kohë ka marrë 14 nominime për Çmimet e Akademisë Britanike të Filmit dhe Televizionit – BAFTA.
Në mesin e çmimeve për të cilat është nominuar filmi, janë “filmi më i mirë”, “regjia më e mirë”, dhe “skenari i adaptuar më i mirë”. Kjo do të thotë se filmi i bazuar në kryeveprën letrare barazohet sa i përket numrit të nominimeve me filmin “Crouching Tiger, Hidden Dragon” të vitit 2000, i cili kishte fituar katër çmime.
Ndarja e Çmimeve BAFTA këtë vit do të bëhet më 19 shkurt, gati një muaj para ndarjes së Çmimeve Oscar, që ndahen më 12 mars. Ceremonia e ndarjes së Çmimeve BAFTA do të udhëhiqet nga aktori Richard E. Grant.
I botuar për herë të parë më 1929, “Asgjë të re nga fronti i perëndimit” është konsideruar si një nga librat më të rëndësishëm të shkruar me subjekt nga kasaphana e Luftës së Parë Botërore. Siç shkruan autori, kjo është një mënyrë e përsosur “për të rrëfyer një gjeneratë, që edhe nëse u shpëton granatave, shkatërrohet nga lufta”.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
3 Dhjetor, 08:56
Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?
-
Do ketë sukses
25.2%
-
Do ndahet nga PD
29.2%
-
Do shuhet
45.6%
Vota total: 489
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Tirana Moons' në sheshin 'Nënë Tereza', bibliotekë e hapur brenda një instalacioni
17 Tetor, 14:13
-
‘Gjuha shqipe fluturon kudo’, shpërndahen falas 27 mijë tekste mësimore në diasporë
7 Tetor, 14:06
-
Trump njofton tarifa doganore 100% për filmat e prodhuar jashtë SHBA
29 Shtator, 17:23
-
Filmat erotikë, Electric Blue dhe shqiptarët para viteve '90! Tregime për sistemin kundër seksit! Esencë
11 Korrik, 22:51
-
Mbi 5 mijë libra nga Shqipëria, pa të drejtë autori në Tetovë! Hudhri: U vodhën edhe libra të Kadaresë, shteti nuk vepron
29 Maj, 15:21
-
Ky zakon i thjeshtë ul stresin dhe rrit jetëgjatësinë
26 Janar, 13:04
-
Videot dhe filmat familjarë në shirit, Bengu: Rrezikojnë shkatërrimin, duhet ndërgjegjësim
21 Tetor 2024, 20:16
-
Kush janë 4 përfitimet që sjellë leximi i librave?
14 Korrik 2024, 15:54
-
Shkodra mirëpret festivalin e filmit ‘Ekrani i Artit'! Katër ditë filma, dokumentarë, muzikë dhe ekspozita
6 Qershor 2024, 14:04
-
23 Prilli, Dita Botërore e Librit
23 Prill 2024, 10:16
-
A s’mund ti japim vetes një çast, ku të mbyllim telefonin dhe të hapim librin?
11 Dhjetor 2023, 12:25
-
Një rrëfim nga Ana Cara, shkrimtarja me aftësi ndryshe: Nisa të shkruaj nga pamundësia për t’u shprehur! E ëma: Ka ëndërr të punojë në bibliotekë
1 Dhjetor 2023, 20:18