Policia vazhdon asgjësimin e lëndëve narkotive në të gjithë vendin. Ditën e sotme është bërë i mundur asgjësimi i 13895 rrënjëve kanabis, në Memaliaj, Mirditë dhe Vlorë. Bimët janë asgjësuar por në asnjë prej rasteve nuk është kapur asnjë autor.
Vlorë
Policia e Vlorës ka asgjësuar 1 parcelë me 1140 bimë narkotike kanabis sativa. Bimët narkotike ishin të mbjella në pyllin e fshatit Beshisht, me lartësi deri në 200 cm, të cilat u asgjësuan me anë të copëtimit dhe djegies me zjarr. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të tyre.
Mirditë
Ndërsa në Mirditë policia ka asgjësuar 775 bimë të dyshuara kanabis. Bimët janë konstatuar në vendin e quajtur ‘Livadhet e Lanit’’ në Mirditë. Policia ka asgjësuar bimët me anë të djegies sakaq po punon për kapjen e autorëve.
Memaliaj
Policia ka zbuluar dhe asgjësuar rreth 12000 bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa.
Bimët e mbjella janë gjetur në vendin e quajtur " Përroit i Kotorrit" , në afërsi të fshatit "Selckë e Vogël", bashkia Memaliaj.
Nuk dihen ende autorët, sakaq policia asgjësoi bimët me anë të djegies.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com