Kukës
Policia ka asgjësuar mëngjesin e sotëm 930 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, në fshatin Surroj, Kukës, në vendin e quajtur “Qafa e Komit”.
Bimët u asgjesuan me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
( Në foto parcelat e mbjellura me kanabis në Kukës)
Bulqizë
Ndërsa në Bulqizë janë asgjësuar 806 bimë kanabis në fshatin Smollik në njësinë Administrative Zerqan të rrethit Bulqizë. Bimët narkotike janë asgjësuar në vend me anë të djegies, sakaq po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.
(Në foto parcelat e mbjellura me kanabis në Bulqizë)
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com