Policia e Shtetit vazhdon asgjësimin e rrënjëve narkotike në të gjithë vendin. Aksioni i policisë ditën e sotme është shtrirë në Durrës Memaliaj Skrapar dhe Shkodër, ku janë asgjësuar në total 19343 rrënjë kanabis sativa. Policia ka vënë në pranga për kultivim të kanabisit në aksionin e sotëm 3 persona. 

Skrapar 
Policia ka asgjësuar 1472 rrënjë kanabis sativa në Skrapar. Bimët u gjetën dhe asgjësuan më anë të djegies në vendin e quajtur ‘’Pylli i Guriazit’’, Njësia Administrative Bogovë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Durrës 
Ndërsa në Durrës policia ka asgjësuar rreth 1700 bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Bimët u gjetën në fshatrat Mafsheq dhe Mallkuç, ku u asgjësuan me anë të djegies, sakaq policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

Memaliaj
Sakaq në Memaliaj janë asgjësuar plot 10 500 bimë të dyshuara kanabis sativa. Bimët u gjetën të nkultivuara në vendin e quajtur "Gropa e thellë" , fshati Xhaxhaj ,Njësia Administrative Krahës ,Memaliaj. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies sakaq policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike ".

Shkodër
Policia e Shkodrës ka arrestuar 3 persona në flagrancë  për kultivim të 5671 rrënjë kanabis sativa. Të arrestuarit janë Artan Livalli, 23 vjeç, banues në Boriç i Vogël, Malësi e Madhe dhe Prel Dushku, 32 vjeç  L. Livalli, 21 vjeçe të dy banues në Grudë e Re , Shkodër.

Bimët e kultivuara janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies në fshatin Pepaj Njësia Administrative Shosh, Shkodër.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com