Policia vazhdon aksionin e asgjesimit të lëndëve narkotike në të gjithë Shqipërinë, teksa në Pogracec, Vlorë, Shkodër, Pukë, Durrës,Skrapar, Dibër dhe Gjirokastër janë asgjësuar 27357 bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa.
Vlorë
Policia e Vlorës ka asgjësuar 6 parcela me rreth 8810 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.
Bimët narkotike ishin të kultivuara nëpër pjesë tokë pa pronarë, të mbjella pranë fshatrave: Kuç, Kallarat, Mavrovë dhe Kropisht, ku lartësia e tyre varionte nga 15 cm deri në 55 cm.
Policia asgjësoi bimët me anë të djegies sakaq po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të tyre.
Shkodër
Policia e Shkodrës ka asgjësuar gjithashtu 11810 të dyshuara kanabis sativa. 1040 mijë bimë u asgjësuan në zonat 'Lumi i Ndërfushajve' dhe 'Maja e Qerpikut', fshati Mazrrek Shkodër, në zona të pyllëzuara me shkurre, me gjatësi 20-100 cm.
640 bimëu asgjësuan, në vendin e quajtur 'Përroi i Sheut', fshati Benë, Bashkia Vau Dejës.
Ndërsa 10130 mijë bimë janë asgjësuar në vendin e quajtur 'Ishull në mes të dy degëzimeve të lumit Drin', fshati Kosmaç, Bashkia Vau Dejës.
Policia po punon për kapjen dhe identifikimin e autorëve që kanë kultivuar bimët narkotike.
Pogradec
Policia e Pogradecit ka arrestuar në flagrancë një person për kultivim të bimëve narkotike. Blerand Gjona, 27 vjeç, është arrestuar si kultivuesi i 2000 rrënjëve bimë të dyshuara kanabis sativa.
Arrestimi i tij u bë pasi, ky person u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, pranë vendit të quajtur "Velangovë" mbi fshatin Dardhas, tek një parcelë toke në të cilën iu gjetën të kultivuara bimët. Policia i asgjësoi bimët me anë të djegies.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale: "Kultivimi i bimëve narkotike".
Skrapar
Aksioni i policisë ka vazhduar edhe në qytetin e Skraparit ku janë asgjësuar 1596 rrënjë narkotike kanabis sativa. Bimët u gjetën të kultivuara në një parcel pa pronar, në vendin e quajtur ‘Pylli i Ceries’ në fshatin Dobrush, Bogovë.
Policia e Skraparit po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivuesve.
Pukë
Policia e Pukës ka arrestuar dy persona në flagrancë, për kultivim të 311 bimëve të dyshuara kanabis sativa.
Te arrestuarit janë Florian Pergjegjaj, 29 vjeç, banues në Durrës dhe Gjergj Pergjegjaj, 57 vjeç, Kryeplak i fshatit Dush, Pukë.
Bimët u gjetën në fshatin Dush, në vendin e quajtur ‘Mrizi i Kranes’.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale; "Kultivimi i bimëve narkotike" në bashkëpunim dhe "Shpërdorimi i detyrës".
Gjirokastër
Në Gjirokastër gjithashtu policia ka ushtruar kontrolle për lëndët narkotike ku ka asgjësuar 2765 bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa.
Bimët u gjetën në anën e majtë të " Përroit të lagjes Leshnje" , në afërsi të fshatit "Kalivaç", bashkia Memaliaj.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Dibër
Në vijim të punës për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, efektivat e Komisariatit të Policisë Mat, në pjesën e varrezave të qytetit Bashkia Mat, kanë gjetur të kultivuara dhe u asgjësuan në vend me anë të djegies, 65 bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa.
Durrës
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Rinas, Krujë u gjetën dhe asgjesuan me anë të djegies rreth 170 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Kultivimi i bimëve narkotike” .
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO