3400 rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar gjatë ditës së sotmë nga policia, gjatë 3 operacioneve të ndryshme në Dibër, Vlorë dhe Tropojë.
Policia ka arrestuar 3 persona për kultivimin e lëndëve narkotike dhe po punon për kapjen e disa të tjerëve.
Dibër
Asgjësohen me anë të djegies 1 050 bimë narkotike kanabis sativa në Dibër.
Bima narkotike u asgjësua me anë të djegies nga policia në zonën e njohur si "Zabelet e fshatit Zall-Kalis"-Sllovë, Dibër
Policia e Dibrës vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve që kultivuan bimët narkotike.
Gjithashtu, policia bën me dije se vijon puna për kontrollin e territorit për parandalimin dhe goditjen e çdo rasti të mundshëm të kultivimit të bimëve narkotike.
Tropojë
Në tropojë polica ka asgjësuar më anë të djegies rreth rreth 1.350 bimë narkotike Kanabis Sativa. të mbjella në 5 parcela.
Droga ishte mbjellë në 5 parcela në fshatin Curraj i Epërm dhe është arestuar në flagrancë Ndriçim Xhepa, personi që kultivontë lëndën narkotike, thuhet në njoftimin e policisë së Bajram Currit.
Vlorë
Ndërkohë në Vlorë, policia ka arrestuar në flagrancë 2 persona për "Kultivim të bimëve narkotike" pranë banesave të tyre dhe ka asgjësuar rreth 1 000 rrënjë kanabis sativa.
Në prangat e policisë së Vlorës kanë rënë Lavdosh Hasko, 61 vjeç, banues në fshatin Dukat Fushë, Vlorë dhe Niko Hasko, 67 vjeç, banues në fshatin Dukat Fushë, Vlorë
Në banesën e Lavdosh Hyskos policia konfiskoi 800 rrënjë bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa dhe në banesën e Niko Haskos 200 rrënjë kanabis sativa
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com