Policia e Shtetit vijon aksionin e asgjësimit të kanabisit në të gjithë vendit. Ditën e sotme aksioni është shtrirë në Memaliaj, Skrapar, Vlorë, Krujë dhe Mirditë ku janë asgjësuar 37165 rrënjë kanabis sativa.
 
Memaliaj
Blutë e Gjirokastrës kanë asgjësuar mesditën e sotme 22500 bimë kanabis sativa në Memaliaj. Përkatësisht 16 mijë bimë janë asgjësuar në vendin e quajtur  “Përroi i Selaj" dhe 1200 bimë rrënjë kanabis të tjera në vendin ‘’Përroi i Kuq", Rrapaj ,Njësia Administrative Luftinjë Memaliaj.

Ndërsa 5300 bimë kanabis janë asgjësuar me anë të djegies në afërsi të fshatit Luftinjë 1, Njësia Administrative Luftinjë.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike ".

Skrapar
Ndërsa në Skrapar policia ka asgjësuar 1300 rrënjë kanabis sativa. Bimët u asgjësuan në fshatin Muzhenckë, në ve.ndin e quajtur ‘’Krushe’’, njësia administrative Çepan. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Vlorë
Policia e Vlorës ka asgjësuar 5365 rrënjë kanabis sativa. Bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatrat Penkovë dhe Mavrovë, të cilat ishin të kultivuara nëpër sipërfaqe të vogla toke pa pronar (anës përrenjve). Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të djegies me zjarr, sakaq po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.

Krujë
Policia ka asgjësuar 6200 rrënjë kanabis sativa në fshatin Shkretë, Krujë. Bimët u asgjësuan me anë të djegies, sakaq po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale"Kultivimi i bimëve narkotike".