Policia vazhdon asgjësimin e lëndëve narkotive në të gjithë vendin. Ditën e sotme është bërë i mundur asgjësimi i 38954 rrënjëve kanabis në Dibër, Bulqizë, Mat, Shkodër, Skrapar, Krujë, Përmet, Vlorë dhe Lezhë. Bimët janë asgjësuar me anë të djegies, sakaq në prangat e policisë ka rënë një person dhe janë ndaluar dy të tjerë.
Dibër
Policia e Dibrës ka asgjësuar me anë të djegies 15104 bimë të dyshuara narkotike. Në pranga ka rënë Bashkim Balla, 56 vjeç, banues në Bulqizë si i dyshuar për kultivim të 14134 bimeve narkotike në vendin e quajtur "Livadhet e lepurit", Bulqizë. Policia ka ndaluar gjithashtu edhe Engjellush Tola, 43 vjeç, banues në Bulqizë dhe Petrit Kurti, 53 vjeç, banues në Kamëz-Tiranë.
Bimë të tjera të mbjella janë asgjësuar gjithashtu në vendin e quajtur "Zabelet e fshatit Shimçan" Dibër , 960 rrënjë bimë të dyshuara narkotike, ku 300 bimë ishin të kultivuara në tokë si dhe 660 rrënjë bimë të dyshuara kanabis sativa të kultivuara në kubikë. Në këtë vend nuk dihet akoma autorët por policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Mat
Edhe nga efektivët e Komisariatit të Policisë Mat, ka vijuar kontrolli i territorit për goditjen e veprimtarisë kriminale të lëndëve narkotike, ku në vendin e quajtur "Qaf Shtamë", Mat janë evidentuar të kultivuara dhe u asgjësuan në vend me anë të djegies disa bimë të dyshuara narkotike "Cannabis Sattiva".
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e kultivuesit.
Lezhë
Policia e Lezhës ka asgjësuar me anë të djegies 1230 bimë të dyshuara kanabis sativa. Konretisht,1030 bimë janë gjetur në Hebe Fanë dhe ndërsa 200 bimë janë gjetur në vendin e quajtur ‘’Brimëz’’ Lezhë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
Shkodër
Policia e Shkodrës ka asgjësuar 393 bimë kanabis sativa, në Njësinë Administrative Karmë Bashkia Vau Dejës, në Shkrel Malësi e Madhe dhe Velipojë.
Bimët u asgjësuan me anë të djegies, sakaq policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
Skrapar
Policia ka asgjësuar 13082 rrënjë kanabis sativa në vendin Therepël, Skrapar. Bimët e kultivuara ishin të mbjella në tokë pa pronar dhe varionin deri në 60 cm të larta. Nuk dihen ende kultivuesit por policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Krujë
Ndërsa në Krujë janë asgjësuar 3600 rrënjë narkotike kanabis sativa. Bimët janë gjetur në fshatin Cudhi, Krujë. Policia asgjësoi bimët me anë të djegies, sakaq po punon për identifikimin dhe dhe kapjen e autorëve.
Përmet
Policia ka zbuluar dhe asgjësuar me anë të djegies, 4085 bimë narkotike të llojit kanabis sativa në vendin e quajtur "Laskarov" , në afërsi të fshatit "Alipostivan" , Përmet. Nuk dihen ende kultivuesit e bimëve, por policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Vlorë
Policia asgjëson 3 parcela me 1460 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.
Bimët narkotike ishin të mbjella në zonat e pyllëzuara pranë Karaburunit, Mesaplikut dhe Finiqit, me lartësi deri në 30 cm, të cilat u asgjësuan me anë të copëtimit dhe djegies me zjarr.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të tyre.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com