Policia e Shtetit vazhdon aksionin e asgjësimit të kanabisit në të gjithë vendit. Ditën e sotme askioni është shtrirë në Shkodër, Gjirokastër, Kukës Tropojë, Lezhë Dibër dhe Krujë ku janë asgjësuar 40965 bimë të dyshuara kanabis sativa. 

Shkodër 
Policia e Shkodrës ka bërë të mundur asgjësimin e 15752 bimë narkotike të kultivuara në 70 parcela. Bimët u gjetën të kultivuara në zonën e komunës Pult, të Shkodrës. Policia po zhvillon hetime intensive për identifikimin dhe kapjen e organizatorëve dhe kultivuesve të këtyre bimëve. 

Ndërkohë janë duke u zhvilluar hetime intensive për identifikimin dhe kapjen e organizatorëve dhe kultivuesve të këtyre bimëve. 

Materialet Proceduriale i'u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike". 

Memaliaj
Ndërsa në Memaliaj janë asgjësuar mëngjesi e sotëm 18200 bimë të dyshuara kanabis sativa. Bimët u gjetën në  vendin e quajtur "Marglliç", Kalivaç, Njësia Administrative Krahës ,Memaliaj .

Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies, sakaq policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike ".

Kukës dhe Tropojë 
Sakaq në Kukës dhe Tropojë janë asgjësuar 3115 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa. Përkatësisht u konstatuan dhe asgjësuan 3050 bimë narkotike në në fshatin Dobergosh në vendin e quajtur “Bjeshkët e Dobergoshit”,në Tropojë.

Ndërsa në Kukës janë asgjësuar 65 rrënjë bimë narkotike në fshatin Kalisë, në vendin e quajtur “Kodra Sukë”. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Lezhë
Policia e Lezhës ka asgjësuar 1500 bimë të dyshuara kanabis sativa në Kurbin dhe Mirditë. Konretisht në Mirditë në vendin e quajtur Përroi-Seftes fshati Blinisht u asgjësuan me anë të djegies 563 bimë të kultivuara në 7 parcela.Ndërsa në Kurbin, në vendin e quajtur Malbardh u konstatuan dhe u asgjësuan me anë të djegies 937 bimë të kultivuara në 14 parcela. Policia asgjësoi bimët me anë të djegies, sakaq po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve. Materialet u referuan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Dibër
Policia ka asgjësuar 788 bimë të dyshuara kanabis në Dibër dhe Bulqizë. Përkatësisht në Dibër janë evidentuar 530 bimë kanabis ndërsa 258 bimë të tjera janë gjetur në Bulqizë. Bimët narkotike janë asgjësuar në vend me anë të djegies, si dhe një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës material.

Polia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Krujë
Policia e Krujës ka asgjësuar mesditën e sotme 1610 bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa në fshatin Zgërdhesh.

Bimët u asgjësuan me anë të djegies sakaq policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprat penale”Kultivimi i bimëve narkotike”.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com