Policia e Shtetit vazhdon aksionin për asgjësimin e kanabisit në të gjithë vendin. Mëngjesin e sotëm janë zbuluar dhe asgjësuar 7949 bimë të dyshuara kanabis sativa në Tepelenë, Memaliaj dhe Vlorë.
Bimët u gjetën në dy fshatra të Tepelenës dhe në një fshat të Memaliaj. Përkatësisht në Gusmar të Tepelenës në vendin e quajtur "Përroi i Kaurit" dhe "Përroi i pishave" u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 3100 bimë narkotike.
Gjithashtu në fshatin Rexhin, Tepelenë u gjetën dhe u asgjësuan 1610 bimë narkotike.
Ndërsa në në fshatin Kalivaç, Memaliaj nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë në vendin e quajtur "Rëza" dhe "Xana" u gjetën dhe u asgjësuan në total 2700 bimë të dyshuara kanabis sativa.
Asgjësimi i bimëve u bë në vend me anë të djegies.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Vlorë
Policia e Vlorës ka asgjësuar 10 parcela me rreth 539 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatin Drashovicë të Vlorës dhe në fshatin Velahovë të Sarandës, të cilat u asgjësuan me djegie. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com