Policia e Shtetit vazhdon asgjësimin e bimëve narkotike. Ditën e sotme është kryer aksion në Librazhd, Vlorë ku janë asgjësuar 9609 rrënjë kanabis. Në pranga kanë përfunduar 2 persona.
Librazhd
Policia e Librazhdit ka asgjësuar 2600 bimë të llojit kanabis sativa dhe ka vënë në pranga 2 persona. Të arrestuarit janë Bashkim Koçi banues në Gizavesh, me detyrë roje mjedisi në Parkun Kombëtar "Shebenik Jabllanicë dhe Nuri Hasa, 46 vjeç, banues në fshatin Qarrisht, me detyrë Kryeplak i fshatit Qarrisht.
Këta persona u arrestuan nga efektivat e policisë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Qarrisht, në vendin e quajtur “Qaf Kryq“, në një zonë të mbuluar në Parkun Kombëtar "Shebenik Jabllanicë", u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 2600 bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shpërdorim detyre" dhe "Moskallzim Krimi".
Vlorë
Ndërsa në Vlorë, policia ka asgjësuar 18 parcela me rreth 7009 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa.
Bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatrat Kudhës, Drashovicë, Kotë dhe Karroq, të cilat ishin të kultivuara nëpër sipërfaqe toke pa pronar. Policia gjithashtu ka bërë të mundur arrestimin e Arband Malaj, 30 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë për kultivimin e 70 rrënjë kanabis.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në stallën e tij në fshatin Kotë, Policia ka gjetur të kultivuara brenda rrethimit të saj rreth 70 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com