Asgjesohen në Sharrë 120 ton banane
të kalbura, u importuan nga Meksika

TIRANE - Plot 120 ton banane të kalbura, totalisht të nxira u asgjësuan në landfillin e Sharrës pasi përbënin rrezikmëri për qytetarët nëse do të konsumoheshin. Sasia e konsiderueshme e bananeve në 6 kontenierë me nga 20 ton secili që vinin nga Meksika, u bllokua disa ditë më parë në doganë pasi u zbulua gjatë kontrollit se ishin të gjitha të prishura.

Këtë të mërkurë, bananet u asgjesuan përmes groposjes në Sharrë. Gjatë këtij procesi të pranishëm ishin përfaqësues të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, përfaqësues nga Dogana dhe bashkia e Tiranës.

Pasi u konstatua për rrezikun e tyre, bananet nuk u zhdoganuan por u mor vendimi që të asgjesoheshin në landfillin e Sharrës. Shqiptarja.com mëson se bananet ishin importuar pak ditë më parë në Shqipëri nga 4 kompani të ndryshme.

Burime për Shqiptarja.com thanë se ka dyshime që bananet të kenë ardhur të nxira për shkak se është vonuar transporti me anije, ose kontenierët mund të kenë pasur probleme me kushtet që duhen për mirëmbajtjen e tyre. 

bananet e kalbura me logo

bananet e kalbura me logo

bananet e kalbura me logo

bananet e kalbura me logo

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)



 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Abuzim me tenderat, dënohet me burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj, i konvertohet në shërbim prove

Abuzim me tenderat, dënohet me burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj, i konvertohet në shërbim prove