TIRANE - Edi Rama dhe Ilir Meta mbyllëm fushatën në kryeqytet në mbështetje të Erion Veliajt. Të dy bashkëkryesuesit e Aleancës për Shqipërinë Evropiane ishin në një zë kur u bënë apel banorëve të kryeqytetit që me votën e tyre t’i japin fund gërhimës së madhe të qeverisjes së Bashës në këto 4 vite. Kryeministri Rama shprehu besimin se nën drejtimin e Veliajt do të bëhet për Tiranën shumë më tepër se sa është bërë edhe në kohën kur ai ka qenë kryebashkiak.
Kandidati i ASHE-së Erion Veliaj, gjatë fjalës së tij tha se misioni në krye të bashkisë së re të kryeqytetit ëshë zgjidhja e problemeve të vogla që sjellin ndryshime të mëdha.
Veliaj tha se tashmë kaluan 4 vitet që Tirana nuk njohu asnjë ndryshim e asnjë zhvilli dhe se duke filluar nga e hëna Tirana do të nisë rrugën drejt zhvillimit dhe ecjes përpara.
"Ne do të fitojmë në çdo zone. Ne do të fitojmë jo vetëm në 11 njësitë e Tiranës së vjetër, por do fitojmë bindshëm në të gjitha zonat e Tiranës së re."- theksoi Veliaj.
Kryeministri Rama i cili ka marrë edhe i fundit fjalën ka deklaruar se nën drejtimin e Veliajt do të bëhet për Tiranën shumë më tepër se sa është bërë edhe në kohën kur ai ka qenë kryebashkiak. Kjo sipas tij pasi ai do të ketë mbësjtetjen e tij dhe të Ilir Metës.
Ky i fundit deklaroi se ASHE nuk ka hyrë në zgjedhje kundër atyre që s'egzistojnë në garë, por hyjnë për të ndryshuar jetën e qytetarëve.

FOTO
Veliaj: Ne do të fitojmë bindshëm në çdo zonë, misioni ynë zgjidhja e problemeve
Kandidati i ASHE-së për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj, në fjalën e tij tha se misioni i tij në krye të bashkisë së re të kryeqytetit ëshë zgjidhja e problemeve të vogla që sjellin ndryshime të madhe. Veliaj tha se tashmë kaluan 4 vitet që Tirana nuk njohu asnjë ndryshim e asnjë zhvilli dhe se duke filluar nga e hëna Tirana do të nisë rrugën drejt zhvillimit dhe ecjes përpara.
"Ne do të fitojmë në çdo zone. Ne do të fitojmë jo vetëm në 11 njësitë e Tiranës së vjetër, por do fitojmë bindshëm në të gjitha zonat e Tiranës së re.
Jam i lumtur që koalicioni ynë është përtej të majtës dhe të djathtës. Ky është një qytet që nevojë përtej të majtës e të djathtës. Do të punojmë duke filluar nga e hëna e çdo ditë për 4 vitet e ardhshme.
Tirana e 4 viteve të fundit ka qenë një qytet që nuk ofronte mundësi të barabarta, por u jepte mundësi vetëm të paaftëve për shkak të teserës.
Tirana nga etalon, është sot standardi më i ulët. Jemi sot këtu për të thënë që duam një Tiranë si ajo e Edi Ramës që është shembull për çdo Bashki tjetër.
Do t’i japim qytetit një dalje tjetër duke e lidhur Tiranën me Rrugën e Arbrit. Unazat e reja ta lehtësojnë trafikun. Të vlerësojmë kulturën e vjetër të Tiranës.
Nuk vijmë për revansh, por t’i japim Tiranës hapësira. Vijmë të përfundojmë projektin e liqenit të Tiranës, për Parkun Olimpik. 13 komunat e reja që i bashkohen Tiranës, nuk janë barrë, por një mundësi që i shtohen Tiranës.
Sot po japim një pension social dhe kemi më shumë njerëz të cilët paguajnë sigurimet shoqërore sesa ata që marin pension.
Misioni im është të zgjidhim problemet e vogla që sjellin ndryshime të mëdha.
Unë nuk jam këtu për t’ju thënë që ne nuk do kemi vendime të vështira, por ato do ti marim bashkë si qytetarë si koalicion", - tha Veliaj.
Veliaj tha se në këto katër vitet e fundit qytetarët e kryeqytetit nuk kanë marë shërbime të barabarta nga Bashkia. Ai vuri në dukje se në Tiranë këto katër vitet e fundit qytetarët janë trajtuar njëri si i nënës dhe tjetri si i njerkës
“Fitorja jonë do të jetë historike, pasi dhe mbështetja që kam unë është më e madhja në histori. Kam mbështetje përtej të madhes dhe të djathtës. Tirana jonë është një vend që ka hapësirë për të gjihtë. Ka hapësirë për veteranë e për të përndjerkur. Për Tiranasit e vjetër dhe ata të rinjë. Për ata që e shohin Tiranën si pikënisje dhe për ata që e shohin TIrannë si arritjen më të mëdhae. Miqtë e mij, Tirana e katër viteve të fundit nuk ka qenë një Tiranë e barabartë. Ka qenë një Tiranë ku disa ishin të nënës disa të tjerë të njerkës. Ishte një Tiranë ku punonte për bashkinë, jo bashkia për Tiranën. Përpara këtyre katër viteve, nënvizoi Veliaj, të gjithë shqiptarët thonin se duam ta bëjmë bashkinë tonë si Tirana e Edi Ramës, por ata nuk thonin se Tiranën e duam si të Lulzim Bashës, pasi Basha nuk bëri azgjë. Tirana nga lokomotiv e Bashkive të vendit është kthyer në një vagon të standardit më të ulët fal Lulzim Bashës. Ne duam një Tiranë tjetër, ne duam Tiranën si të Edi Ramës”,- tha Veliaj.
Duke folur për koalicionin kundërshtarë, Veliaj u shpreh se ata kërkojnë të frikësojnë qytetarët, ndërsa ASHE po ngjall shpresë.
“4 vite kaluan. Erdhi koha të ngrihemi e të marrim në duar Tiranën tonë. Të rikthejmë të rinjtë në punë. Të ofrojmë shërbime sipas standardeve dhe mundësisë. Të ofrojmë më shumë ambiente shlodhëse. Më shumë gjelbërim. Më shumë rrugë dhe më shumë mirëqënie dhe për të arritur këtë më 21 Qershor do të votoni drejtimin e duhur. Ata, tha Veliaj, thonë e po vjen dita e qametit, dita e fundit të botës. Por, ata e dinë fare mirë se s’po vjen fundi i botës, por fundi i tyre, fundi i atyre që nuk punuan për Tiranën dhe për këtë ata kanë frikë, ndërsa ne japim shpresë. Aty ku ata mbjellin frikë, ne japim dritë dhe mundësi. Ne jemi drejtimi i duhur”, tha Veliaj.

Foto të tjera
Rama: Do të bëhet më tepër se sa kur kam qenë unë në krye të Tiranës
Kryeministri Edi Rama në mbylljen e fushatës së Aleancës për Shqipërinë Europiane në Tiranë tha se arsyeja për të votuar më 21 qershor drejtimin e duhur është se ne do të ndërtojmë shtetin modern shqiptar.
Gjatë fjalës së tij, Kreu i Ekzekutivit tha se në 18 muajt e parë të qeverisjes Aleanca e majtë ka treguar se ka vullnet të hekurt për të krijuar shtetin modern të shqiptarëve. “Jemi të vetëdijshmë që ka shumë nga ata që na besuan më 23 Qeshor të 2013-ës që janë zhgënjyer, që janë ende pa punë dhe që e kanë të vështirë të shtrojnë vaktin e mbrëmjes, por ju garantojë se kjo qeverisje ka 18 muaj që punon për shtetin modern të shqiptarëve dhe për këtë duhet vota dhe besimi i të gjithë shqiptarëve”, tha Rama, duke theksuar se kjo ndarje eliminon ndarjen fshatar e qytetar, pasi tashëm të gjithë do jenë të barabartë.
Sipas tij, ndryshimet janë të vështira. “Ne ç’bëmë një sistem të rrënuar. Ne gjetëm një Shqipëri të coptuar në 400 njësi, ndërsa tashmë Shqiptarët janë të bashkuar në 61 rajone, zona me resurse të mëdha zhvillimi”, nënvizoi Rama.
Sipas tij, më 21 Qershor do të marrë jetë vendimi historik i Aleancës për Shqipërinë Europiane, që në kuvendin lokal të marrin pjesë 50% zonja apo zonjusha. “Është e rëndësishme të votoni Aleancën tonë, pasi tashmë është vendosur unanimisht nga Alenaca që në kuvendin lokal të jenë të paktën 50% gra dhe vajza, pasi ne besojmë se gratë dhe vajzat janë thelbi i të ecurit në drejtimin e duhur. Ne besojmë se në çdo shtëpi gruaja është busulla mbi të cilën burrat lëvizin”, vijoi Rama.

Duke folur për Tiranën, ai garantoi se në 4-vite e ardhshme me Erion Veliajn në krye të Bashkisë do të punohet më shumë se në 28 vite të marra së bashku. “Ju sigurojë se në katër vite nuk do të bëhet ajo që nuk është bërë në 28 vite të marra së bashku, as kur unë isha në krye të Bashkisë. Ato vite që jam i sigurtë që kanë mbetur në kujtesën e kryeqytetasve janë një eksperiencë e çmuar dhe besoj shumë se Erioni ka edhe më shumë mundësi për të bërë shumë më shumë. Kur unë nisa punën për transformimin e Tiranës, Kryeministër ishte Ilir Meta, dhe ky i fundit i dha një ton të fuqishëm punës sime. Ndërsa sot Erioni ka mbështetjen time dhe të Metës dhe të një aleance shumë më të madhe dhe të fortë sikurse nuk ishte në atë kohë”, tha Rama.
Kryeministri i vendit, garantoi se pas 21 Qershorit me Erionin në krye do të rinis puna në Bashkinë e Tiranës. “Më 21 Qershor do mbarojë gërhitja që zuri Tiranën për katër vjet, që shokoi drejtues komunitetesh dhe shoqërinë në tërësi dhe që la pa punë të rinjë e të reja. Tirana duhet të jetë lokomotiva, modeli, duhet të jetë magneti, që tërheq të gjithë Shqipërinë me vete, dhe kur gërhet Tirana si duhet të ndihen të tjerët. Ndryshimi i madh i Tiranës do të jetë fundi i gërhitje së madhe dhe nisja e zgjimit të madh dhe një rilindje të re për kryeqytetin. Kjo ishte një fushatë model. Një fushatë model për mënyrën se si partitë e përfshira në këtë fushatë”, tha Rama.
Duke folur për Partinë Demokratike, Rama tha mos investoni votën tuaj tek Lulzim Basha. “Shqiptarët kur shkojnë në një dyqan kanë frikë se mos I’a hedhin dhe e njëjta gjë ndodh me votën. Prandaj më lejoni t’ju them të mos e investoni votën tuaj te Partia Demokratike, pasi kryetari i saj po ofron një përrallë nga e kaluara. Një përrallë të refuzuar nga shqiptarët me 1 milion vota më 23 qershor 2013”, tha Rama, duke ironizuar me premtimet e opozitës.
Në fund Rama rikujtoi edhe njëherë se vota për Aleancën për Shqipërinë Europiane është një votë për Shqipërinë moderne.

Meta: Kjo aleancë jo për të munduar ata që nuk ekzistojnë në këtë garë
Duke marrë fjalën para qytetarëve në sheshin “Nënë Tereza”, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta deklaroi se shqiptarët me 21 qershor do të votojnë kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Europiane, sepse asnjë bashki e komunitet nuk ka kohë për të humbur dhe se nuk ka arsye pse të mbetet peng zhvillimi për shkak të politikës pengmarrëse që kërkon opozita e vjetër. “Tirana do të jetë në krye të fitores më të thellë që është arritur në 25 vite”, deklaroi Meta.
Kreu i LSI-së tha se gara jonë nuk është me atë që la pas dore kryeqytetin për interesat e partisë, por gara jonë është me pritshmëritë e shqiptarëve që kërkojnë shumë nga ne e Erion Veliaj. “I ftoj të gjithë të marrin pjesë në zgjedhje, pasi çdo votë për Erion Velinë është detyrë më shumë, jo vetëm i tij, por e të gjithëve ne për të realizuar shpresat e ëndrrat e të gjithë banorëve të bashkisë së Tiranës”, u shpreh Meta.
Duke u ndalur në rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, Meta i konsideroi ato jo të zakonshme për shkak të reformës se re administrativo-territoriale.
“Ndahen dy epoka, epoka e një Shqipërie me një organizim administrativ e territorial pengesë për të realizuar shërbimet e merituara për të bërë politika zhvillimi e punësimi, në një organizim të ri falë reformës që realizuam që përbën një perspektivë të re për të gjitha komunitetet në të 61 njësitë e reja në mënyrë të veçantë në bashkinë e Tiranës, sepse i japim Tiranës hapësira të reja, mundësi për të ndërtuar parqe e komplekse që i mungojnë, për të harmonizuar resurset e burimet e një zhvillimi të integruar, për të gëzuar të njëjtat shërbime”, deklaroi Meta.
Duke e vlerësuar fushatën e zhvilluar për zgjedhjet e 21 qershorit si model, Meta shprehu besimin se kjo aleancë kaq e madhe nuk ishte për të mundur ata që nuk ekzistojnë në këtë garë, por vijoi ai, jemi bashkuar në këtë aleancë, sepse bashkimi bën fuqinë dhe ndryshimin e merituar për qytetarët e Shqipërisë. “Ndaj bindjen se falë kësaj reforme administrative-territoriale në 22 qershor në fuqi, me votën e jashtëzakonshme nga Tropoja në Sarandë, të gjitha energjitë tona do të shkojnë në një drejtim sepse qeveria do të bashkëpunojë me të 61 kryetarët për të ofruar më shumë shërbime e punësim për të gjithë qytetarët pa dallim feje, krahine e ideje”, u shpreh kreu i LSI-së.
Meta më tej shprehu bindjen për fitoren e fortë të Veliajt në Tiranë, kjo falë jo vetëm aleancës së madhe që e mbështet por dhe falë aftësive të tij të jashtëzakonshme politike e menaxhuese.
“Erioni ka treguar se është një politikan i talentuar, adminsitrator i mirë dhe reformator i vendosur, sepse Erioni në krye të Ministrisë së Mirëqënies Sociale bëri si asnjë politikan e drejtues deri sot më shumë se kushdo për personat me aftësi të kufizuara, për komunitetin rom, për komunitetet e tjera. Erioni nuk la pas dore reformën e pensioneve, mbajti fjalën e kësaj maxhorance për uljen e moshës së pensioneve të minatorëve. Erioni ka bërë punë të shkëlqyer për arsimin profesional, si domosdoshmëri për të përgatitur të rinjtë për tregun e punësim sepse Erioni bëri një punë të shkëlqyer për rritjen e fondit të nxitjes së punësimit”, deklaroi Meta.

Paskal Milo: Me rëndësi mbrojtja e votës së qytetarëve
Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, gjatë mbylljes së fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 21qershorit 2015, zhvilloi takimin përmbyllës në Tiranë, me anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokracia Sociale.
Ai midis të tjerave, u foli për rëndësinë që ka vota e qytetarëve, mbrojtja e saj.
“Demokracia Sociale për gjithë atë investim shumë vjeçar që ka bërë, por edhe për investimin që është duke bërë tani, me të drejtë kërkon nga Partia Socialiste, që të mbrojë votat e Demokracisë Sociale, ti mbrojë, jo vetëm në tavolinë, por t’i mbrojë deri në fund, me qëllim që partneriteti ynë shumëvjeçar, të mund të konsolidohet edhe më tej, se beteja të tjera shumë të rëndësishme na presin përpara, siç janë edhe zgjedhjet parlamentare të vitit 2017″, tha Milo.

Foto të tjera
Fotot, A.Çakshiri/Shqiptarja.com
Redaksia online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com