Ashtu sikur pritej Çelsi ka pasur një ndeshje mjaft të vështirë në shtëpi përballë ekipit të Stoke City-t në javën e pestë të kampionatin anglez të futbollit. Londinezët me shumë vështirësi kanë arritur të fitojnë me rezultatin minimal 1 - 0 në "Stamford Bridge", duke u konfirmuar në radhën e pretendentëve kryesorë për të fituar titullin kampion në Premier Ligë. Miqtë ishin mjaft të organizuar duke rrezikuar portën e Ceh në pjesën e parë, por nuk mundën të kalojnë në avantazh.
Ndërsa, vendasit e drejtuar nga trajneri Di Mateo ngulmuan për të gjetur rrjetën, por 45' minutat e para janë mbyllur me rezultatin e bardhë 0 - 0. Goli erdhi në pjesën e dytë, pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullut, në minutën e 85’. Pas një askioni të shpejtë të nisur nga mbrojtja, sulmuesi Huan Mata jep një asist të bukur për Ashley Cole që realizon golin që ka vlerën e tre pikëve. Me këtë fitore Çelsi arrin në kuotën e 13 pikëve pas pesë ndeshjeve të zhvilluara dhe qëndron në vendin e parë në tabelën e Premier Ligës. Në ndeshjet e tjera të javës së pestë, Evertoni, Sauthemptoni, Fulhami dhe West Bromëich kanë fituar, ndërsa West Ham ka barazuar me Sanderland-in.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com