Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës ka reaguar nisur nga ngjarjet e fundit të rënda të abuzimeve seksuale me të miturit. Kjo agjenci e ka deklaruar dhunën seksuale ndaj fëmijëve si një ndër më të rëndat ndaj ka deklaruar se ASHMDF po punon për mbrojtjen dhe rehabilitimin e fëmijëve të prekur.
Kjo agjenci nxit qytetarët dhe komunitetet përreth fëmijëve të denoncojnë sa më shpejt çdo rast të dyshuar apo konstatuar të abuzimit me fëmijët duke shtuar se vetëm raportimi i shpejtë do të mundësojë parandalimin e abuzimeve dhe mbrojtjen e fëmijëve viktima.
ASHMDF gjithashtu i bën apel mediave që të respektojnë të drejtat e fëmijëve dhe të jenë partnerë në parandalimin e abuzimeve me fëmijët duke modifikuar normat dhe sjelljet sociale që influencojnë abuzimin seksual të fëmijëve.
Deklarata e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës
Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës(ASHMDF) dënon rëndë çdo formë të abuzimeve seksuale me fëmijët, brenda dhe jashtë rrethit të tyre familjar. Abuzimi seksual me fëmijët është një nga format më të rënda të dhunës ndaj fëmijëve. ASHMDF po punon me Njësitë vendore për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe partnerët e saj për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve dhe rehabilitimin e tyre.
Si një institucion në nivel qendror që punon për mbrojtjen e fëmijëve nga të gjitha format e dhunës, ASHMDF nxit qytetarët dhe komunitetet përreth fëmijëve të denoncojnë sa më shpejt çdo rast të dyshuar apo konstatuar të abuzimit me fëmijët. Vetëm raportimi i shpejtë do të mundësojë parandalimin e abuzimeve dhe mbrojtjen e fëmijëve viktima.
Gjithashtu, nisur edhe nga ngjarjet e fundit të rënda të abuzimeve seksuale me fëmijët, brenda rrethit të tyre të besimit, ne jemi të shqetësuar për mënyrën se si këto raste janë raportuar në media.
Lidhur me rastin e fundit të abuzimit seksual në familje mediat e shkruara, portalet online, si dhe mediat audiovizive kanë paraqitur rastin me detaje. Edhe pse emri i të fëmijës viktimë është shënuar me iniciale, janë publikuar të plota emri dhe mbiemri i babait abuzues dhe fotografia e tij, fotoja e banesës, emri i fshatit, zonës administrative, rrethit ku ka ndodhur ngjarja, duke çuar në identifikimin e qartë të fëmijës .
Publikimi i këtyre të dhënave është në shkelje të plotë të parimeve ndërkombëtare dhe legjislacionit shqiptar që sanksionojnë të drejtat e fëmijëve për të qenë të mbrojtur, për ruajtjen e të dhënave personale, privatësisë dhe kofidencialitet. Informacione të tilla të bëra publike, që i bën fëmijët të identifikueshëm në rastet kur ato janë viktimë e një ngjarje të rëndë, ndikojnë në riviktimizimin e fëmijës dhe rehabilitimi i tyre bëhet shumë i vështirë më pas.
Ky përfundim është konfirmuar në gjetjet e studimit “Abuzimi Seksual i Fëmijëve në Rrethin e Besimit” hartuar nga organizata Terres des Hommes në bashkëpunim me ASHMDF. Sipas studimit rezulton se ka shkelje të etikës nga media e cila nuk trajton problematikën e abuzimit të fëmijëve,por përqendrohet vetëm në efektin sensacional të lajmit. Në këto raste, media ndjek interesat e biznesit dhe nuk respekton kodin etik dhe ruajtjen e konfidencialitetit, shkelje e cila nuk shoqërohet me ndëshkimet përkatëse.
Parimet bazë që mediat duhet të njohin dhe respektojnë, bazuar në legjislacionet kombëtare dhe ndërkombëtare shprehin qartë mbrojtjen që gëzojnë fëmijët në media. Nga parimi kryesor që është interesi më i lartë i fëmijës, burojnë parime të tjera për mosdiskrim, mbrojtja e privatësisë së fëmijës dhe respektimi i jetës private, familjare, banesës, e korrespondencës, mbrojtja e moralit dhe e dinjitetit të fëmijës.
Mediat kanë për detyrë të respektojnë etikën, sidomos kur ato transmetojnë lajme që kanë të bëjnë me fëmijët. Në çdo publikim, media duhet të konsiderojë mbrojtjen e interesit të fëmijës para çdo interesi tjetër. Transmetimi i figurës apo detajeve mbi ngjarjen të cilat bëjnë lehtësisht të mundshëm identifikimin e plotë të të fëmijës viktimë, janë në kundërshtim të plotë me parimet kryesore që media duhet të respektojë.
ASHMDF ka ndjekur publikimin e lajmeve mbi ngjarjet ku janë përfshirë fëmijët viktima. Bazuar në Ligjin Nr. 10347, “Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve” dhe në Ligjin Nr. 97/2013 “Për Mediat Audiovizive”, ASHMDF i është drejtuar zyrtarisht Autoritetit të Medias Audiovizuale dhe ka kërkuar marrjen e masave për operatorët e transmetimit në rastet kur është konstatuar që janë shkelur parimet e ruajtjes së privacisë dhe kofidencialitetit te femijes. AMA ka reaguar në çdo rast duke sinjalizuar operatorët përkatës
Për raste të konstaura të shkeljes së të drejtave të fëmijëve,ASHMDF dhe AMA kanë kontaktuar me mediat online, gazetat, portalet dhe televizionet duke kërkuar respektimin e të drejtave të fëmijëve për privaci dhe kofidencialitet dhe ndryshimin e përmbajtjes mediatike. Fatmirësisht gjithmonë është gjetur bashkëpunimi me operatorët e informacionit.
ASHMDF u bën apel të gjitha mediave që të respektojnë të drejtat e fëmijëve dhe të bëhen partnerë në parandalimin e abuzimeve me fëmijët duke modifikuar normat dhe sjelljet sociale që influencojnë abuzimin seksual të fëmijëve (si rritja e sensibilitetit dhe empatisë për viktimat e abuzimit, rritja e ndërgjegjësimit për nivelin e dhunës dhe impaktin e saj shoqëror).
Agjencia Shetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve do të vazhdojë punën e saj për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe abuzimet seksuale.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com