Ashpërsimi i dënimeve/ Konstitucionalisti për Report Tv: Ndryshimet e shpeshta vështirësojnë zbatimin, duhet rivitalizuar

Sot janë futur në fuqi ndryshimet në Kodin Penal, por si i komentojnë ekspertët ndryshimet e shpeshta që ka pësuar që prej 1995. Konstitucionalisti Sokol Hazizaj në një intervistë për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta u shpreh se Kodi Penal ka nevojë për t'i rivitalizuar, pasi ndryshimet e shpeshta vështirësojnë tejskajshëm zbatimin e tij. (Lexo këtu ndryshimet në Kodin Penal që u futen sot në fuqi).

Intervista e plotë për Report Tv
Sot hynë në fuqi nenet e reja të Kodit Penal, cfarë do të thotë kjo për një konstitucionalist, që prej 1995 ndryshimet janë të shumta?
Ne mund të jemi vendi i parë në historinë e Ballkanit që bëjmë ndryshime të herëpashershme të kodeve, por unë konstatoj se nuk vuajmë nga prodhimi i ligjeve, por zbatimi i tyre. Iniciativat për ndryshimet e Kodit Penal mund të vijnë me shkaqe sureale, jo fort objektive. Ndryshim i shpeshtë i kodeve e vështirëson tejskajshëm zbatimin e saj.

Kodi i ri parashikon burg për bllokimin e rrugës dhe ata që dhunojnë kafshët, janë nevojë e aktualitetit apo duhet të përshtatemi me legjislacionin e BE-së?
Duhet parë iniciativa nga vjen, por standardizimi është detyrim i konventave europiane. Duhen parë edhe hartimi i ligjeve që të jenë sa më të zbatueshëm.

Ne kemi një përshtatje të legjislacionit italian, por duhet të lejohen ndryshimet e herëpashershme, apo duhet të kemi një kod të ri?
Ne kemi modele nga më të ndryshmet, jo vetëm atë italian. Përvoja dhe eksperienca e formateve ligjore është përtej asaj italiane prandaj e bën të vështirë respektimin e dispozitave. Prandaj duhet parë si formatohen aktet dhe të përshtaten me karakterin tradicional, atë që shqiptari përjeton, ekuivalenton me moralin, shpesh këto dalin përtej fushës së moralit.

Jeni pro ndryshimeve apo jeni për një kod të ri?
Sasia e madhe e ndryshimeve që nga 1995 që kanë pësuar kodet penale apo civile kërkojnë domosdoshmërisht krijimin e një strukture tjetër në kuptimin e zbatimit të tyre, duhet rivitalizuar një kod i tërë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë