Sot në fuqi ashpërsimi i Kodit Penal/ Burg kush bllokon rrugën dhe vret kafshët, 15 vite për armëmbajtje (Të gjitha dënimet)
Ashpërsimi i Kodit Penal pritet ti japë zgjidhje edhe situatës së krijuar që prej një viti në Unazën e Re, ku banorët protestojnë çdo ditë duke bllokuar rrugën.
Nga sot hyjnë në fuqi ndryshimet e reja të bëra në Kodin Penal, ku ashpërsime të dënimeve ka për disa vepra penale, si bllokimi i rrugës, armëmbajtja pa leje, e drejta e autorit, dhuna ndaj kafshëve (kush vret një kafshë apo e keqtrajton rrezikon deri në 2 vite burg), cenimi i sigurisë ushqimore, cenimi i sigurisë fizike të zyrtarëve apo funksionarëve publikë, e dhuna për shkak të detyrës. Ashpërsimi i Kodit Penal pritet ti japë zgjidhje edhe situatës së krijuar që prej një viti në Unazën e Re, ku banorët protestojnë çdo ditë duke bllokuar rrugën.
Vetëm kjo vepër penale, sipas ndryshimeve, bllokuesi i rrugës, vënia e pengesave ose ndalimi i qarkullimit te mjeteve te transportit automobilistik, hekurudhor, dënohet me gjobë, ose rrezikon dënimin deri në 3 vite burgim. Ndërsa për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, autori rrezikon të dënohen nga 1 deri në 3 vite burgim, ndryshe nga sa parashikohej në Kodin e vjetër Penal, me gjobë deri në 2 vite heqje lirie. E ndërsa kur kjo vepër kryhet në ambientet e institucionit ku personi ushtron detyrën, Kodi i ri Penal parashikon dënimin nga 3 deri në 5 vjet heqje lirie.
Ndryshim në Kod është bërë edhe për dhunën në aktivitete sportive, ku goditja ndaj njerëzve të sportit dënohet me burgim nga 1 deri në 3 vjet burgim, e ndërsa për përsëritësit e kësaj vepre dënimi shkon deri në 5 vjet heqje lirie. Po deri në 5 vite burgim do të dënohen edhe ata persona të cilët gjatë ndeshjes hyjnë brenda në fushë, apo hedhin sende brenda saj. Për “Armëmbajtjen pa leje”, Kodi i vjetër Penal parashikonte nga 3 deri në 7 vjet burgim, e ndërsa me ndryshimet e reja, dënimi parashikon nga 7 deri në 15 vjet heqje lirie. Ashpërsim në dënim do të ketë edhe për sigurinë ushqimore, ku dënimet variojnë nga 3 deri në 25 vjet burgim.
Civilizimi i nje vendi gjykohet nga menyra se si i trajton kafshet... Nejse, burg per kafshet ne Shqipri nuk ka per te bere njeri se nuk po bejne per njerezit prandaj po ikin si kokrra fiku, po te pakten ne leter o ndyreresira i kishit dhene me shume se dy vjet kush vret e keqtrajton kafshet.
Përgjigju
Kafsha: 08/10/2019 17:53
Sa pak vetem dy vjet për tortura ndaj kafsheve te shkreta..
Tyyyyyt baj ga fundrrina!
Përgjigju
Shqip: 08/10/2019 17:14
Ligjet i vini qe te beni ca te doni o shtet hajdutesh po per pun per njerzit asgje. Po korupsjonin pse nuk i ngrini denimet
Përgjigju
loni: 08/10/2019 15:47
bravo shtet legen me drejtusa te pa afte mbroni qente e rruges dhe njerzit qe jan futur pa te drejte neper poste e zyra dhe lironi ata qe bejne vrasje .dhe si konkluzion del qe me mir ta vrasesh nje person se ta godasesh me grushta
Përgjigju
Brezi i djegur: 08/10/2019 22:59
Cfare te kane bere kafshet e gjora o Loni. qenie te gjalla me shpirt e me dhembshuri ne Shqipri kane ngelur vetem kafshet.. Mbaruat me njeri tjetrin?? Do i ktheheni kafsheve te gjora tani?
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
Të drejtë
24.3%
Të gabuar
68.2%
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3180
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
Civilizimi i nje vendi gjykohet nga menyra se si i trajton kafshet... Nejse, burg per kafshet ne Shqipri nuk ka per te bere njeri se nuk po bejne per njerezit prandaj po ikin si kokrra fiku, po te pakten ne leter o ndyreresira i kishit dhene me shume se dy vjet kush vret e keqtrajton kafshet.
PërgjigjuSa pak vetem dy vjet për tortura ndaj kafsheve te shkreta.. Tyyyyyt baj ga fundrrina!
PërgjigjuLigjet i vini qe te beni ca te doni o shtet hajdutesh po per pun per njerzit asgje. Po korupsjonin pse nuk i ngrini denimet
Përgjigjubravo shtet legen me drejtusa te pa afte mbroni qente e rruges dhe njerzit qe jan futur pa te drejte neper poste e zyra dhe lironi ata qe bejne vrasje .dhe si konkluzion del qe me mir ta vrasesh nje person se ta godasesh me grushta
PërgjigjuCfare te kane bere kafshet e gjora o Loni. qenie te gjalla me shpirt e me dhembshuri ne Shqipri kane ngelur vetem kafshet.. Mbaruat me njeri tjetrin?? Do i ktheheni kafsheve te gjora tani?