Kthimi i mosrespektimit të karantinës, rregullave orareve në vepër penale me ndryshimet e miratuara në parlament më 16 Prill 2020, do të jenë në pritje të firmës së presidentit Ilir Meta për t'u bërë aktiv.
Veç ndryshimeve në Kodin Penal për COVID-19 në pritje të dekretit janë edhe ndryshimet në Kodin Penal për dhunën në familje.
ReportTv mëson se nga presidenca nuk do të ketë vonesë për dekretimin e kësaj pakete ligjore e cila do të përfshijë ndryshimet në kodin penal të cilat pas dekretit do të hynë në fuqi me botimin në fletoren zyrtare.
Para votimit në parlament u prezantuan dy drafte, ai i mazhorancës që parashikonte dënimin maksimal në 15 vite dhe ai i propozuar nga presidenti Meta me 10 vite në rast se me përhapjen e COVID-19 shkakton pasoja e vdekjen e të tjerëve.
Ndërsa si përfundim me shumicë të cilësuar parlamenti miratoi draftin që parashikon dënim nga 3 deri në 8 vite nëse kjo vepër penale, pra përhapja e infeksionit covid-19 ka shkaktuar pasoja të rënda.
Të tjera ndryshime ishin si vijon "Gjobë ose burgim deri në 6 muaj nëse nuk zbaton urdhrat për karantinën, gjobë ose deri në 2 vite burg për bizneset që nuk zbatojnë urdhrat për masat e sigurisë dhe oraret, 2 deri në 3 vite burg nëse je ose jo mbartës i sëmundjes dhe nuk zbaton karantimin apo izolimin, 2 deri në 5 vite burg nëse përhap me dashje sëmundjen mbartëse, 2 vite burg kur kjo vepër penale bëhet nga pakujdesia, 3 deri në 8 vite burg kur kjo vepër ka shkaktuar pasoja të rënda‘‘.
Deri në hyrjen në fuqi të ndryshimeve në kod penal të cilat do të ishin të aplikueshme edhe nga policia apo postblloqet e kontrollit do të zbatohen në terren aktet normative të miratuara më herët që kanë masa administrative me gjobë.
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30%
-
Jo
63.3%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 537
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekskluzive në Esencë/ Gardiani ‘besnik’ i Ramiz Alisë: Çfarë më thoshte në burg për Berishën, Hajdarin dhe Metën
24 Janar, 21:37
-
Divorci Meta - Kryemadhi/ Gjykata e Tiranës cakton seancën e parë më 21 shkurt
23 Janar, 10:31
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
Duke bërë ecje e pirë cigare, Report Tv sjell VIDEO-n e Ilir Metës në ajrim te burgu 313
20 Janar, 20:07
-
Në hetim për CEZ/DIA dhe lobimin në SHBA, Monika Kryemadhi dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë për masën 'Detyrim paraqitje' të vendosur nga GJKKO
20 Janar, 15:01
-
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
20 Janar, 12:43
-
Mero Baze: Lista e përbashkët e opozitës së re, si shenjë serioziteti opozitar
19 Janar, 07:07
-
Namir Lapardhaja: Pse Berisha vijon t’i poshtërojë ish-të përndjekurit politikë?
18 Janar, 20:46
-
Manipulime në zgjedhjet në degën nr.2 në PD, Çollaku: Shqetësim edhe për procesin e primareve! Meta s’mund të jetë në listën tonë, është i majtë
17 Janar, 16:06
-
Meta kërkon lirimin nga qelia, avokati rekurs në Gjykatën e Lartë: Jemi në prag fushate, s’ka prova për ta mbajtur në burg
17 Janar, 11:59
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
‘Studio Live’, Petraj: FBI nuk i solli të gjitha provat e 21 Janarit, kishte frikë se do i prishnin! Berisha rrezikon shumë, çfarë do ndodhë më 20 Janar
14 Janar, 18:46