TIRANE - Informimi dhe edukimi shëndetësor për një stil jetese të shëndetshme është një nga misionet dhe objektivat kryesore të Autoritetit Shëndetësor Rajonal. Kështu në faqen online të ASHR-së www.ashrtirane.gov.al ju keni mundësinë të lexoni informacione dhe këshilla të ndryshme për shëndetin.
Më poshtë lexojmë një pjesë të artikullit "Astma dhe Sporti": “Drejtimin e lirë, e cila është baza e running, atletikë, dhe sport si futbolli apo basketbolli, është aktivitet që mund të prodhojnë bronchospasm. Si zakonisht ka një periudhë të fortë të duration 2 deri në 4 orë në-astmës stërvitje detyruar gjatë që nuk bronchospasm ndodh përsëri, sado që ata të vazhdojnë të ushtrojnë, kështu drejtimin e shkakton një bronchospasm intensive dhe të vazhdueshme më shumë që të kryejnë ushtrimin intermittently”.
Kuptuat gjë? Me siguri jo. Duket qartë që ky artikull ka probleme dhe mangësi në rregullat e formulimit të fjalive por edhe në drejtshkrim, pasi janë fjalë që nuk ekzistojnë në Fjalorin e Gjuhës Shqipe.

(Në foto artikulli "Astma dhe Sporti" në faqen online të Autoritetit Shëndetësor Rajonal)
Ju siguroj që do e keni më të thjeshtë të kuptoni artikullin nëse shkoni në “Google Translate” dhe bëni kthimin nga shqipja në anglisht.
Fenomeni i përkthimit shabllon të artikujve me “Google Translate” nuk është diçka e re sepse e hasim shpesh në faqe të ndryshme të institucioneve zyrtare, por nuk e dimin që këtë “metodë” përdorte dhe institucioni shtetëror që ka për detyrë informimin e saktë mbi shëndetin, sëmundjen apo këshilla të nevojshme.
Fakti tjetër është se deri sot në mëngjes artikulli ishte, por po të klikosh tani tek faqja zyrtare e ASHR-së dhe të kërkosh artikullin “Astma dhe Sporti” të del një tabelë ku shkruan “Artikulli nuk u gjet”. Mesa duket janë ndërgjegjësuar për gabimin pas publikimit të rastit në fjalë në medja dhe urojmë që herë tjetër të lexojmë artikuj të vlefshëm dhe të kuptueshëm për shëndetin.

(Në foto faqja e Autoritetit Shëndetësor Rajonal po të kërkosh artikullin "Astma dhe Sporti)
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Dixhitalizimi, gjuha shqipe më e rrezikuara në Europë