BRUKSEL - Para takimit trelateral Thaçi-Ashton-Daçiç në Bruksel, shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton u ka treguar kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç koleksionin e fotografive nga 16 raundet e dialogut në Bruksel, që u finalizuan në 19 prill me arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në hollin e ndërtesës së shërbimit të jashtëm diplomatik të BE-së, janë vendosur fotografi të dy kryeministrave me Ashtonin dhe veç e veç, Thaçit dhe Daçiçit.
Sot të dy kryeministrat ndodhen në takim me Ashton për të gjetur zgjidhje rreth mënyrës dhe afateve kohore, se si do të implementohet në terren marrëveshja.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com