KOSOVE - Më 17 janar 2013 në takimin e parë në vitin e ri mes Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiç do të flitet për veriun e Kosovës.
Konfirmimi ka ardhur nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton e cila është duke ndërmjetësuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në nivel të lartë politik, shkruan sot “Koha Ditore”.
E pyetur se cilat tema do të jenë në tryezë të dialogut në takimin e radhës më 17 janar, Ashton është përgjigjur: “Do të takohemi për të shqyrtuar progresin e arritur, posaçërisht rreth implementimit të IBM-së dhe siç jemi marrë vesh, më 17 janar ne do të diskutojmë edhe për veriun e Kosovës”.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së po ashtu ka hedhur poshtë edhe një herë mundësinë e ndarjes së Kosovës duke thënë se “ndarja nuk është opsion” dhe e ka quajtur situatën e tashme në veri të Kosovës si “të paqëndrueshme”.
Lidhur me mundësinë që Ramush Haradinaj të bëhet kryeministër dhe çfarë ndikimi do të kishte kjo në dialog, Ashton ka thënë: “Nuk më takon mua të komentoj për zhvillimet në politikën e brendshme në Beograd apo Prishtinë. Ajo çfarë pres unë nga Beogradi dhe Prishtina është që të mbeten fuqishëm të përkushtuar për dialogun”.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com