BRUKSEL - Për ditëlindjen e saj, shefja për politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka marrë një shall dhe një palë doreza nga Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç si dhe një qafore nga Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Kështu raportojnë mediat serbe.

Sipas tyre, baronesha Ashton “ka falënderuar përzemërsisht për dhuratat”.

Ashton ka gëzuar ditëlindjen e saj të mërkurën, kur edhe është zhvilluar raundi i shtatë i bisedimeve Thaçi-Daçiq.

(Marrë nga Indeksonline)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)