BRUKSEL - Është konfirmuar takimi i 21 majit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiç, transmeton KTV. Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme e BE-së dhe zv/presidenti i Komisionit Europian kanë dhënë një deklaratë të shkurtër për media.


“Unë kam ftuar kryeministrin Daçiç dhe kryeministrin Thaçi për një takim javën e ardhshme më 21 maj në Bruksel për të diskutuar hapat e përbashkët, që ata duhet të ndërmarrin për zbatimin e Marrëveshjes së prillit. Një zbatim i shpejtë është vendimtar dhe i rëndësishëm dhe unë mezi pres, që të diskutoj këtë me dy kryeministrat”, ka thënë ndërmjetësuesja e dialogut, Catherinë Ashton.

Redaksia Online

(ma/shqiptarja.com)