Askush s'guxon t'i thyejë! Rregullat strikte që Kim Kardashian ka vendosur për të ftuarit në super vilën e saj në LA

 Askush s'guxon t'i thyejë! Rregullat strikte që Kim Kardashian ka vendosur për të ftuarit në super vilën e saj në LA

Kim Kardashian dhe vila e saj

41-vjeçarja Kim Kardashian jeton në një rezidencë me vlerë 60 milionë dollarë në Hidden Hills, Los Angeles, të cilën e “fitoi” pas ndarjes me Kanye Ëest. Mirëpo të vizitosh shtëpinë e saj nuk është edhe aq e lehtë, pasi sipërmarrësja e njohur ka vendosur rregullat e saj jo vetëm për këdo që hyn, por edhe për fëmijët e saj.

Marrëveshja private
Të gjithë të ftuarit e Kim Kardashian janë të detyruar të nënshkruajnë një marrëveshje private, në të cilën zotohen të mos zbulojnë asnjë nga bisedat që kanë me të brenda shtëpisë së saj. Dhe kur miqtë dhe prindërit e fëmijëve të saj vizitojnë shtëpinë, gjërat kanë shumë mundësi të dalin jashtë kontrollit. Një burim i tha RadarOnline, "Kim nuk i pëlqejnë shumë nënat e shokëve të fëmijëve të saj, sepse ajo është aq paranojake, sa nuk mund të bëjë një bisedë normale me ta".

Fëmijët nuk lejohen të luajnë në dhomën e ndenjes
Duke filluar nga dhoma e ndenjes, të cilën Kardashian e quan " dhoma e saj e preferuar në shtëpi ", është e gjitha e bardhë dhe katër fëmijët e saj nuk lejohen të luajnë në të.

Nuk ka foto brenda shtëpisë!
Kim Kardashian ua bëri të qartë të gjithëve se askush nuk mund të bëjë një foto brendashtëpisë së saj, sepse ajo nuk dëshiron të rrjedhë as më e vogla në rrjetet sociale. Edhe anëtarëve të ekipit të realitetit televiziv të familjes së famshme u është ndaluar të mbajnë celularë.

Nuk ka telefona gjatë vakteve
Jo vetëm që askush nuk lejohet të mbajë një telefon teksa hahet me familjen ose miqtë, por Kim Kardashian ka vendosur kohë specifike kur fëmijët e saj mund të prekin celularët e tyre.Duke folur në një panel në Beautycon2018, ajo shpjegoi: "Nëse marrim një telefonatë ndërsa hamë të gjithë së bashku dhe ngrihemi nga tavolina për të folur, ne po tregojmë se telefonatat janë më të rëndësishme se fëmijët tanë. Më kujtohet kur isha duke u rritur, kishte orë në telefon fiks. Dhe kështu duhet të ketë orë edhe në telefonat celularë”.

Nuk ka bizhuteri
Një tjetër nga rregullat e personazheve televizive është se nuk ka bizhuteri në rezidencë. Direktiva erdhi pasi Kardashian u mbajt me armë në një hotel në Paris nga dy burra që e grabitën në vitin 2016. "Pak bizhuteritë që Kim ende zotëron janë të ruajtura diku tjetër - nën mbikëqyrje të vazhdueshme - me masa shumë komplekse sigurie për t'i arritur ato," tha një burim i afërt me të.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin 'Carta di Roma' është 'Shqipëria'

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin 'Carta di Roma' është 'Shqipëria'