Asllani në shok për rastin e humbur, por shokët e skuadrës te Inter bëjnë gjestin e madh! Inzaghi: Ka keqardhje (VIDEO)

Kristjan Asllani do të mbahet mend gjatë te Interi, pasi shqiptari u bë protagonist i një rasti të artë në fundin e ndeshjes me Barcelonën kur rezultati ishte 3-3. Pasi mori një top nga Lautaro mesfushori 20-vjeçar e pa veten përballë portierit Ter Stegen, ndërsa disa hapa më lart Mkihtaryan ishte me portën e boshatisur.

Duke qenë pa eskperiencën e nevojshme në ato momente, por edhe dëshira për t’u mbajtur mend, Asllani vendosi të gjuante dhe fatkeqësisht portieri e priti. Në fund pati shumë zhgënjim pasi ai gol do bënte që Interi për herë të parë në histori të fitonte në ‘Cam Nou’, por tani kjo nuk ndodhi.

Për rrjedhojë Asllani e përjetoi shumë keq episodin, por ishin shokët e skuadrës që u munduan ta ngushëllonin në fundin e ndeshjes. Edhe pse barazimi ishte një rezultat fantastik për të festuar Dambrozio me shokë shkuan të ngushëllonin shqiptarin. Një gjest që tregon se Interi është i bashkuar pavarësisht se Inzaghi në fundin e ndeshjes nuk qëndroi pa e komentuar episodin:

“Ka keqardhje, për atë që kemi krijuar dhe për rastin e fundit, me një fitore do të kishim mbyllur diskutimin e kualifikimit dy ndeshje më para. Por mendoj se kemi bërë dy ndeshje me përkushtim të madh ndaj Barcelonës e cila sipas mendimit tim është një skuadër shumë e fortë.

Kemi bërë një ndeshje të madhe, dëshironim të hynim në historinë e Interit. Mund të flitej për arritje të madhe me një fitore apo me kualifikimin e arritur, tani na mungon hapi i fundit me tifozët tanë, por para ndeshjes ndaj Plzen kemi dy sfida në kampionat që duhen përballuar sa më mire,”-tha trajneri i Interit.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

21 janari, Braçe për Report Tv: Krim shtetëror i organizuar, ka prova të reja që do dalin nga dëshmitarët! SPAK t’u bëjë thirrje për bashkëpunim

21 janari, Braçe për Report Tv: Krim shtetëror i organizuar, ka prova të reja që do dalin nga dëshmitarët! SPAK t’u bëjë thirrje për bashkëpunim