Asllani rrëfehet te Interi: Isha 2 vjeç kur erdha në Itali, s'e imagjinoja këtë! Shqiptari zgjedh numrin 14, e uron Perisic: Paç fat vogëlush

Nga ëndërr tashmë prej 24 orësh është realitet. Kristjan Asllani u zyrtarizua si futbollist i Interit dhe prezantimi u bë nga Romelu Lukaku, ndërsa 20-vjeçari shqiptar pjesë e kombëtares, ka dhënë një intervistë për faqen e klubit zikaltër.

“Është një emocion shumë i bukur. Jam vetëm 20 vjeç dhe të vesh këtë fanellë është një ndjesi unike. Mezi pres të filloj sezoni i ri që të jam maksimumin tim,”-u shpreh Kristjan Asllani, futbollist i Interit.

Asllani ka lindur në Shqipëri, por të gjithë karrierën futbollistike e ka zhvilluar në shtetin fqinj. Historia e shqiptarit nuk mund ti shpëtonte Interit, që e ndau me tifozët.

“Nuk e kisha imagjinuar kurrë. Kam ikur nga Shqipëria kur isha 2 vjeç dhe pastaj kam kaluar gjithë pjesën tjetër të jetës në Itali. Këtu jam arsimuar dhe kam luajtur për herë të parë futboll, por nuk e imagjinoja kurrë që do ndodhte kjo që po ndodh,”-deklaroi Kristjan Asllani, futbollist i Interit.

Për kalimin te Interi, mesfushori i cili pritet të jetë zëvendësuesi i Brozovic, nuk mund të mos falenderonte Empolin, skuadrën që e rriti dhe e prezantoi me futbollin e madh.

“Jam shumë i lumtur që debutova me skuadrën e parë kaq shpejt dhe për këtë falenderoj Empolin, që i detyrohem shumë. Golin e parë në Seria A e kam realizuar kundër Interit dhe shpresoj që kjo të jetë një shenjë për bashkimin tonë,”-tha Kristjan Asllani, futbollist i Interit.

Asllani te Interi do mbajë numrin 14, që me herët e kishte Perisic i larguar te Tottenham. Pas zyrtarizimit ishte vetë kroati që uroj shqiptarin duke shkruar: “paç fat vogëlush”.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria