Një shqiptar për pak nxorri Interin përfundimisht nga gara për titull kampion, por zikaltërit ia kanë arritur që sfidën kundër Empolit, e vlefshme për javën e 36 të Seria A, ta fitojnë 4-2 me përmbysje. Në San Siron e mbushur plot miqtë befasuan duke kaluar në avantazh të dyfishtë, fillimisht me ish-interistin Pinamonti pastaj me shqiptarin Kristjan Asllani. Për 20-vjeçarin e kombëtares shqiptare ky ishte edhe goli i parë në karrierë i realizuar në Seria A.
Ishte pikërisht ky gol që shkundi Interin kampion në fuqi, që falë tentativave të njëpasnjëshme shkurtoi fillimisht me një autogol dhe më pas Lautaro mbylli pjesën e parë me shifrat 2-2. Në pjesën e dytë argjentinasi me golin e dytë i dha epërsi për herë të parë zikaltërve në këtë përballje, ndërsa në shtesë Sanchez vulosi gjithçka në 4-2.
Përtej Interit që mori një 3 pikësh tejet të rëndësishëm pas ndeshjes pati superlativa për mesfushorin e Empolit Asallani. Trajneri i tyre tha se '20-vjeçari sapo ka përfunduar së piri qumësht, por premton të bëhet një futbollist i madh'.
Ndërkohë Juventus është befasuar nga Genoa, që e ka përmbysur 2-1. Goli i Dybalas u bë i pavlefshëm falë Gudmunnson dhe Crisito-s që siguruan 3 pikët për vendasit. Sakaq të dielën Milan ka mundësinë për ti marrë vendin Interit dhe për t’u kthyer kryesuese në Seria A. ‘Djalli’ luan në transfertë kundër Veron-s që ëndërron kupat e Europës.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të miratohet ligji për amnistinë fiskale deri në 2 milionë euro?
-
Po
43.9%
-
Jo
48.1%
-
Nuk e di
8%
Vota total: 262
Lajme të tjera
-
‘E trajtuam si mbret, por tani është si të tjerët’! Tifozët e Interit mbajnë qëndrim për rikthimin e Lukaku-t: Askush të mos e presë
22 Qershor, 14:43
-
Lukaku në Milano javën e ardhshme, sot dita e Mkihtaryan te Interi! Zikaltërit në negociata për shitjen e Skriniar
22 Qershor, 11:43
-
E kryer, Lukaku kthehet tek Interi! Mungon vetëm njoftimi zyrtar
21 Qershor, 21:51
-
Inter pagoi milionat për ta marrë nga Empoli, zbulohet paga e Kristajn Asllanit te zikaltërit
20 Qershor, 16:13
-
Telefonata e ditëlindjes, detaji që po rikthen Lukaku-n te Inter! Belgu mori aprovimin e Inzaghit
20 Qershor, 14:27
-
Negociatat po shkojnë drejt fundit, Lukaku një hap larg rikthimit te Interi! Zbulohen detajet
19 Qershor, 21:42
-
Ja se për sa vite do të firmosë Asllani te Interi
18 Qershor, 20:49
-
Asllani i Interit, zikaltërit mbyllin marrëveshjen me Empolin! Për shqiptarin jepen bonuse dhe lojtarë në huazim
16 Qershor, 11:49
-
Lajm i madh për mesfushorin 20-vjeçar të Kombëtares, Asllani gjen marrëveshjen për t’u transferuar te Interi
9 Qershor, 15:24
-
Në Itali e japin të sigurtë ‘martesën’ Inter-Dybala! Argjentinasi aprovon nga Miami, gati zyrtarizimi
9 Qershor, 12:09
-
Nis numërimi mbrapsht për Pogba-n, francezi rikthehet te Juventusi pas 6 vitesh te Manchester United
6 Qershor, 16:03
-
Dëmtohet Uzuni, por Reja buzëqesh për Aslllanin! Gjasula: Kombëtarja nuk është favoritja e grupit
3 Qershor, 15:08