'Asllani zëvendëson Brozon, jo Frattesi', ish-drejtori i Romës: Kush thotë ndryshe nuk kupton futbollin

'Asllani zëvendëson Brozon, jo Frattesi', ish-drejtori i Romës: Kush thotë ndryshe nuk kupton futbollin

Kristjan Asllani

Ish-drejtori sportiv i Romës, Gianluca Petrachi ka folur për Kristjan Asllanin dhe të ardhmen e tij te Interi. Për të, shqiptari është zëvendësuesi ideal për të larguarin Brozovic, me "sms" që duket se është për trajnerin Simone Inzaghi. Sa i takon afrimit të Frattesit, ai e cilëson me të ardhme.

"Frattesi është një mesfushor i zoti, bashkë me Barellën prezantojnë futbollin e bukur të Italisë. Janë lojtarë të cilët çdo trajnerë i pranon me kënaqësi në organikë, bëhet fjalë për një futbollist të brezit të ri", tha ish-drejtori.

Më pas Petrachi e ka cilësuar Asllanin si lojtarin e duhur për të marrë frenat e mesit të fushës te Interi.

“Frattesi është nga ata lojtarë që bën punë në të dyja fazat e lojës, por kush thotë që është blerë për të zëvendësuar Brozovic gabon rëndë dhe nuk merr vesh nga futbolli. Janë dy lojtarë të ndryshëm dhe zëvendësuesi i Brozovic te Inter është Asllani. Ai e bën shumë mirë atë rol sepse është një lojtar me shumë kualitet”, u shpreh Petrachi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Endri: 15/07/2023 14:49

    Ne fakt askush nuk ka theneqr Frattesi eshte marre per te zevendesuar Brozon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta