Endrit Thaçi, djali i ish presidentit të Kosovës ka shpërndarë një moment prekës nga momenti kur gjyshja e tij ndjek intervistën e Hashim Thaçit një natë më parë.
Teksa nëna e Hashim Thaçit e ka përqendruar vëmendjen e saj tek ekrani i televizorit, Endrit nuk ka nguruar që këtë moment ta regjistrojë.
“Asnjë derë burgu nuk mund ta ndajë një nënë prej djalit të saj! Por asnjë ekran nuk e zëvendeson as përqafimin mes tyre.
Gjyshja po të pret çdo ditë, bab! I kemi premtuar se do të vish pas 16 shtatorit. Edhe pak, edhe pak!”, shkruhet krah fotos së postuar në Instagram.
Në një intervistë për Debat Plus në RTV Dukagjini, Thaçi vendsoi në theks kryesor krizën politike në Kosovë.
Sa i përket gjyqit ai u shpreh se pret që të shpallet i pafajshëm dhe të lirohet nga të gjitha akuzat në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Foto: Postimi i Endrit Thaçit








Komente
Komento