"Asnjë fjalë për opozitën jo parlamentare, në Kuvend". Kjo është porosia që Gramo Ruçi u ka dhënë deputetëve të Partisë Socialiste, sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së.
Në mungesë të kryeministrit Edi Rama, mbledhja u drejtua nga Ruçi. Burime për Report Tv nga mbledhja, thanë se Ruçi i ka dhënë porosi deputetëve për seancën e radhës.
"Në sallë të mos diskutohet asnjë në lidhje me opozitën", mësohet t'i jetë drejtuar ministrave dhe deputetëve, Gramoz Ruçi.
"Të ketë prezencë në sallë dhe disiplinë. Objekt diskutimesh të jenë vetëm ligji dhe qytetarët", - ka theksuar ai.
Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të mbahet me 13 mars, pasi e enjtja qëllon të jetë festë zyrtare, Dita e Verës, 14 marsi.
Në këtë seancë pritet të betohen edhe 6 deputetë të rinj të opozitës, të cilët marrin mandatin nga KQZ, pas dorëheqjes së opozitës së bashkuar. Deri më tani në Kuvend pritet të ulen 13 opozitarë. 4 kandidatë nga listat e LSI në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, pranuan mandatin dhe u betuan deputetë javën e kaluar, 6 kandidatë nga PD dhe LSI e marrin mandatin sot nga KQZ, ndërsa në Kuvend janë dhe tre opozitarët që nuk hoqën dorë nga mandati. Mylsim Murrizi, Rudina Hajdari dhe Lefter Koka, duke e çuar në 13 numrin e deputetëve të opozitës në Kuvend.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
46.7%
-
Jo
46.7%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 60
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Alarmi’ për votën e emigrantëve, KQZ garanton: S’ka dështim! Ose ndërrojmë Kodin, ose paguajmë shtrenjtë! Votimi e numërimi elektronik 18.2 mln euro vetëm për Tiranën
21 Nëntor, 12:25
-
Buxheti 2025/ KQZ kërkoi 137 mln lekë për investime, qeveria i dha 1.5 mln! Celibashi: Ende s'ka dakordësi as për votimin elektronik në Tiranë
15 Nëntor, 14:54
-
Celibashi takim me Hasanin dhe Hoxhën: Koordinim i angazhimeve për realizimin e votës së diasporës
12 Nëntor, 21:34
-
Komisioni antikorrupsion/ Kreu i KQZ-së: Problem, financimi i partive! Ndryshuat Kodin por latë pa zgjidhur financimin
12 Nëntor, 18:19
-
Qeveria shton fondin për KQZ, 20 milionë lekë për përgatitjen për zgjedhjet 2025
6 Nëntor, 18:38
-
KQZ jep udhëzime për votën e emigrantëve: Mos fusni asnjë dokument në zarf veç fletës së votimit! S'duhet të ketë asnjë shënim mbi zarf
4 Nëntor, 14:50
-
Zgjedhjet 2025/ Celibashi: Po punojmë me PD-në për të mundësuar votimin elektronik në qarkun Tiranë
1 Nëntor, 21:45
-
Komisioni Rregullator/ KQZ lehtëson Kushtet për votën e Diasporës, thjeshtohet provimi i banimit në adresën jashtë vendit: Sillni ç’të keni!
1 Nëntor, 13:17
-
Vota e diasporës/ Regjistrimi në zgjedhje edhe me ID të skaduar! Nano për Report TV: Askush s’mund të regjistrojë dikë tjetër
24 Tetor, 18:12
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ miraton rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve
23 Tetor, 19:26
-
Vota e diasporës, dështon për herë të dytë miratimi i rregullores në KQZ! ‘Mollë sherri’ pasaportat e skaduara (VIDEO)
19 Tetor, 14:54
-
Jurgis Çyrbja dha dorëheqjen, KQZ i jep mandatin e deputetit Erjon Mekës
18 Tetor, 14:11