Ministria e Jashtme greke e cilësoi si të papranueshme vrasjen e 35-vjeçarit në Gjirokastër, ndërsa një pjesë e mediave greke shkruan se ai u ekzekutua pasi ngriti flamurin në varrezat e ushtarëve në kudër të përkujtimit të 28 tetorit. Por në fakt ky version nuk është aspak i vërtetë, pasi pamjet pas ngjarjes por edhe dëshmitë e banorëve të fshatit Bularat tregojnë se asnjë flamur nuk është hequr.
Ndërkohë që edhe vetë ministrja e Kulturës së Greqisë që ishte e pranishme në Bularat u shpreh se flamujt u valëvitën në qetësi dhe asnjë nuk u prek, ndërsa 35-vjeçari nuk pranoi që të dorëzohej dhe se kërcënoi policinë. Por përpos ministres, media greke efsyn.gr sjell një tjetër dëshmi nga një prej personaliteteve greke që ndodhej në Bularat i cili konfirmon versionin e policisë shqiptare.
Efsyn.gr sjell dëshminë e profesorit të historisë Antonis Liakos i cili është shprehur se gjatë ceremonisë në nderim të ushtarëve të rënë nuk ka pasur asnjë problem. Asnjë flamur grek nuk është prekur.
Profesor Liakos është shprehur se para ceremonisë nië i ri minoritar kishte bllokuar qendrën kulturore të fshatit duke qëlluar me kallashnikov, policia shqiptare ndërhyri dhe e dëboi nga fshati dhe ai i largua maleve. Policia e ndoqi me helikopterë dhe i bëri thirrje të dorëzohej por ai mesa duket nuk u bind dhe në shkëmbim zjarri e vranë.
Profesori grek që ishte i pranishëm në fshatin Bularat ka theksuar se asnjë flamur grek nuk është ulur dhe nga pala e shtetit shqiptar sjellja dhe masat e sigurisë kanë qenë perfekte.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.1%
-
Jo
41.8%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1911
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Këshilli Drejtues i RTSH vendos 2 kandidatët që vazhdojnë garën për drejtor, 3 të skualifikuar
27 Janar, 17:46
-
Krijimi i Bankës Shtetërore për Zhvillim, kundërshtitë mes Tabakut dhe Berishës
27 Janar, 17:43
-
‘Ti je dritë që na ndriçon’, Cristiano Ronaldo uron me fjalët më të ëmbla Georginën për ditëlindje
27 Janar, 17:35
-
E rëndë në Devoll/ I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më mashtroi! Nëna: Dua drejtësi, tentoi ta përdhunojë
27 Janar, 17:27
-
DOSJA K/ Si i zhgënjeu Sali Berisha të përndjekurit politikë (VIDEO)
27 Janar, 17:20
-
Aplikacioni kinez DeepSeek trazon gjigantët e teknologjisë në SHBA, tejkalon ChatGPT në pak kohë
27 Janar, 17:14
-
VIDEO/ Të përndjekurit politikë, mashtrimet e Berishës në 34 vjet! Nga konferenca e 13 gushtit 1992, tek greva e urisë së vitit 2012
27 Janar, 17:07
-
Serbi/ Studentët bllokojnë rrugët kryesore në Beograd, gatuajnë dhe luajnë futboll e volejboll (FOTOT)
27 Janar, 16:52
-
Augustin Palokaj: Një Donald Trump ndryshe
27 Janar, 16:46
-
‘Vdes në një aksident Lulzim Basha’, Rama ironi me ish-kreun e PD: Mos e prish gjumin, ty të marrin të keqen
27 Janar, 16:38
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, pritet të mbledhë delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
Gjirokastër, rritet numri i grave të prekura nga kanceri i qafës së mitrës! Mjekët sugjerojnë kontrolle dhe Pap-Test
27 Janar, 16:31