Ekzekutimi i ekstremistit grek nga forcat RENEA ka ngjallur reagime të shumta në mediat e shtetit fqinj. Kostandinos Kaçifa u qëllua për vdekje pasi hapi zjarr hapi zjarr ndaj policisë, dhe terrorizoi gjithë qytetin e Gjirokastrës.

“Forcat RENEA i kanë bërë thirrje të hedhë armën dhe të dorëzohet, por shtetasi Kaçifa nuk i është përgjigjur thirrjes së herëpashershme të policise, por ka hapur zjarr me arme duke rrezikuar seriozisht jetën e efektiveve edhe për shkak të terrenit ku mundësia e mbrojtjes ishte e ulët. Forcat RENEA janë kundërpërgjigjur dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i varë shtetasi K. Kaçifa.”- thuhej në njoftimin zyrtar të policisë.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga autoritetet përkatëse por mediat greke e kanë cilësuar si një episod të rëndë ku i vdekur ka mbetur një ushtar grek. “Episod i rëndë me një ushtar grek në Gjirokastër: Ngriti flamurin grek, kapet nga policia dhe qëllohet”, është ky titulli i Protothema.

“Ushtari grek ngriti flamurin në varrezat e ushtarëve grekë në kudër të përkujtimit të 28 tetorit. Policia shqiptare, ka hequr më vonë flamurin, me pretendimin se ai nisi të qëllonte me kallashnikov”- shkruhet në artikullin e ‘Protothema’.

Lajmi i publikuar nga Protothema.gr

“Mononews.gr” i qëndron të njëjtit version ku shkruan se policia shqiptare ka hequr flamurin e vendosur nga ushtari grek dhe ai i është përgjigjur duke qëlluar me armë.

Lajmi i publikuar nga "Mononews.gr"

Gjithashtu edhe “Newsbomb.gr” shkruan se ‘ushtari grek është ekzekutuar nga policia shqiptare pasi ngriti flamurin grek në Gjirokastër.'

Lajmi i publikuar nga Newsbomb.gr

 Kujtojmë që të gjitha mediat greke, si online ashtu edhe televizionet kryesore, kanë marrë pamjet e publikuara nga "Shqiptarja.com" dhe lidhjeve direkte nga "Report Tv".