Edi Rama dhe Lulzim Basha e vazhdojnë betejën politike edhe në rrjetet sociale, duke u përballur në të gjithë elementët. Kryeministri gjithmonë ka folur se në PS luftohet gjithmonë që të ruhet kuota gjinore dhe grave u jepet shumë përparësi dhe peshë në punët e qeverisë socialiste, por duket se kjo ka xhelozuar Lulzim Bashën.
Edhe pse PD nuk ka kandiduar asnjë grua në krye të listës për të 12 qarqet e vendit, ai ka vendosur t'i prezantojë ato në facebook. Basha u mobilizuar ditën e sotme në Durrës ku zhvilloi disa takime me gratë që kandidojnë në këtë qark
Gjithashtu ai ka vendosur foto ‘cover’ në ‘facebook’ një kolazh me të gjitha gratë që janë kandidate për deputete në 25 prill, si për të “sfiduar” Ramën: Kam dhe unë gra!