Asnjë shenjë e Rezolutës çame
nuk figuron në fletoret zyrtare

Më 15 prill, pikërisht ditën që votohej shkarkimi i anëtarit të KQZ, Ilirjan Muho, kryeparlamentarja Jozefina Topalli deklaroi se Rezoluta Çame do të hyjë në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Një muaj pas këtij premtimi Rezoluta Çame nuk figuron në asnjë lloj dokumenti zyrtar, të paktën publikisht.

Pasi kemi kontrolluar me radhë të gjitha fletoret zyrtare të botuara pas datës 15 prill, asnjëra prej tyre nuk përmban një vendim që lidhet me rezolutën. Informacione nuk kemi mund të gjejmë vetëm në fletoren me numër 66, pasi prej ditësh ajo nuk hapet.

Kjo duhet të jetë zhgënjyese për komunitetin çam, drejtuesit e të cilit nxituan të festonin Rezolutën në një nga lokalet më të njohura të kryeqytetit, 1 ditë pas premtimit të Topallit.

Ndërkohë, pas nënshkrimit të koalicioneve parazgjedhore dhe kalimit të PDIU-së në anën e Partisë Demokratike, për këtë rezolutë, nuk është folur më.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime