Asnjë shenjë për heqjen e vizave

Asnjë shenjë për heqjen e vizave

Ndonëse janë bërë nëntë vjet prejse krerët e institucioneve të Republikës së Kosovës kanë nisur premtimet për liberalizim, qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të mos kenë të drejtë të udhëtojnë pa viza në zonën Shchengen. Madje zotimet nëntëvjeçare të liderëve kosovarë mund të mos jetësohen as përgjatë këtij viti, pavarësisht faktit që pushtetarët e tanishëm kohët e fundit si datë optimale për heqjen e vizave e kanë përmendur muajin qershor 2019.

Kështu shprehen njohësit e proceseve integruese, të cilët thonë se është e pamundur që pas dy muajsh të ketë vendim pozitiv për vizat. Megjithëkëtë, ata thonë se për të vlerësuar nëse regjimi i vizave do të hiqet duhet pritur rezultati i zgjedhjeve parlamentare në BE, që do të mbahen në maj të vitit 2019.

Ndërkohë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili që nga viti 2010 kishte nisur të zotohej për heqjen e vizave, ka deklaruar tashmë se vendimi për vizat do të merret gjatë muajit qershor të këtij viti. Një gjë të tillë e ka thënë edhe shefi i ekzekutivit Ramush Haradinaj, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të zyrtarë të lartë të BE-së që të mos jepen data lidhur me këtë çështje/ Zeri.info

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen