Varianti Delta rrit infektimet, 31 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë viktimë nga COVID! 13 pacientë te Infektivi

Varianti Delta rrit infektimet, 31 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë viktimë nga COVID! 13 pacientë te Infektivi

Spitali Infektiv

Shfaqja e variantit Delta në vendin tonë ka rritur infektimet. Në 24 orët e fundit ministrisa e Shëndetësisë raporton se janë shënuar 31 raste të reja. Ndërkaq nuk është shënuar asnjë viktimë nga COVID.

"Janë kryer 3628 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 31 qytetarë, në këto bashki: 7 raste në Elbasan, nga 6 raste në Tiranë, Lezhë, 3 në Kukës, 2 në Korçë, nga 1 rast në Shkodër, Fier, Has, Gjirokastër, Sarandë, Dimal, Kuçovë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv", thotë ministria.
 

Ndërsa apelon qytetarët të vaksinohen ministria thekson se Delta është varianti më i transmetueshëm ndaj duhet të bëhet kujdes.

"MSHMS apelon qytetarët të vaksinohen, për të frenuar përhapjen e varianteve të reja të Covid19. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj respektimi i masave të distancimit fizik, vendosja e maskave në ambientet e brendshme dhe higjena, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit".

Aktualisht janë 269 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 13 pacientë. Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,166 që nga fillimi i epidemisë.  

Statistika (27 Korrik 2021) 
Raste të reja ditore        31
Të shëruar në 24 orë     14
Të shtruar në spitale      13
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                3628 

Testime totale             885,728
Raste pozitive             132,922
Raste të shëruara       130,166
Raste Aktive                      300
Humbje jete                   2,456 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë              104
Elbasan            40
Kukës                32
Lezhë               29
Vlorë                27
Durrës              17
Fier                   16
Shkodër           13
Berat               9
Korçë                9
Gjirokastër        4

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet