'Asnjë hap pas', Basha reagon menjëherë pas letrës së Ramës

'Asnjë hap pas', Basha reagon menjëherë pas letrës së Ramës

Kreu i opozitës joparlamentare, Lulzim Basha një ditë pas protestës para Kryeministrisë e Kuvendit ka bërë një reagim ku përmbledh të gjitha qëndrimet e partive opozitare.

Reagim i Bashës vjen vetëm pak minuta pas letrës së pestë që kreu i qverisë, Edi Rama bërë kundrejt tij.

"Mos gënjeni veten më tutje i dashur Lulzim, koha po mbaron dhe mbytja e anijes Suaj sapo ka filluar" shkruante Rama. Ndërsa Basha në reagimin e tij në mënyrë indirekte ka thënë se nuk do të bëhet asnjë hap pas nga ajo që kanë nisur.

"Forca jonë është bashkimi, forca jonë është qëndresa, forca jonë është përballja deri në fitoren e kësaj beteje për Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas!" shkruan ndër të tjera  Lulzim Basha, teksa shpërndan edhe disa foto nga protesta që u zhvillua mbëmjen e djeshme para Kryeminitrisë dhe Kuvendit.

Reagimi i plotë i Bashës:

"Ne jemi Populli i Europës, ne jemi Populli i Lirisë, ne jemi Populli i Demokracisë. Ne jemi njerëz që besojmë në vlera, besojmë tek dinjiteti i njeriut, besojmë tek familja, besojmë tek atdheu.
Demokracinë nuk e japim, të drejtat dhe liritë tona nuk i dorëzojmë. Beteja për to është misioni më i madh dhe më fisnik i njeriut të lirë. Beteja me të keqen, po e çliron dhe fisnikëron shoqërisë dhe kombit tonë.
Forca jonë është bashkimi, forca jonë është qëndresa, forca jonë është përballja deri në fitoren e kësaj beteje për Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas!"

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 26/05/2019 20:11

    Keshtu te ka thene

    Përgjigju
  • Emigranti: 26/05/2019 14:07

    Ti lulush nuk je populli po je hajduti i milionave te rruges se KOMBIT. Ti nuk je DEMOKRACIA po je VRASESI I ketij populli ne 21 janar. Ti nuk je bashkimi po je krimineli qe me leket e vjedhura blen ata te marosur dhe i perdor si mish per top. Per nje gje te jesh i sigurt se ora po te afron.......

    Përgjigju
  • Lymi Tutit: 26/05/2019 13:41

    Po sikur te dalin ne nje proteste (natyrisht jo te dhunshme),tere ata perkrahes te maxhorances dhe ata qe nuk pajtohen me kete lloj maskarade,cfare mund te ndodhe ??!! E mendon dot ?? Ne po kuptojme qe Ti dhe grupi i "Eunukeve" qe ke rrotull e keni Trurin fare pa "rrudha" !! Lymi Tutit

    Përgjigju
  • Shum letra: 26/05/2019 13:11

    Në letrën tjetër rama do i thot:Po në të sëmës të shkoni,nyk ju lutem më.

    Përgjigju
  • Arben Metani: 26/05/2019 12:33

    Qellimi jot Lulzim eshte zgjedhjet e 2021. Por kam frike se dhe ato nuk ke per ti fituar me kete mendesi qe ke.

    Përgjigju
  • al ta: 26/05/2019 12:21

    po ti qenke kokrra e injorantit qe te perdor sala si do se je vegel e krimeve te tij bashk me ate grupin e bandes se shqupit. kush te beson ty qe ke duart me gjak shqiptari e te mos flasim per vjedhjet spektakolare qe keni mbushur xhepat me mliona e miliona eoro ne kurriz te popullit te varfer....ik mor shurraq se je e zeza e vetes dhe po ndikon ne hecjen perpara te vendit.do kujtohesh si mallkimi i dyte mbas sales ne kete kohe demokracije ...o shal njgjitur.cfar kurdiset me monen sot?te shikoi filxhanin e kafes?ah mjer ju muter

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare