Asnjë lajm prej 10 viteve, si u zhduk Arben Lamcellari

Arbeni Lamcellari ishte djali i fundit nga 4 vëllezër 4 motra. Prindërit e kishin djalin e pleqërisë dhe vëllezërit e motrat e tjerë në qendër të vëmendjes. Me të mbaruar shkollën Bujqësore fillon punë asokohe në kooperativë. Me të filluar lëvizjet e para në përmbysje të sistemit të vjetër kjo valë e viteve 1989-1990 e gjen Arbenin me punë si agronom në Sarandë. Ndërsa vendos të bëjë dhe pasaportizimin për t’u zhvendosur përfundimisht nga Përmeti qyteti i tij i lindjes drejt qytetit bregdetar. Vizitat e familjarëve në shtëpinë e Arbenit ishin të vazhdueshme, pasi ai jetonte vetëm, në Sarandë.

Pak muaj nga qëndrimi i tij në këtë qytet, 25-vjecari asokohe kishte bërë një bisedë me dy miqtë e tij për t’u nisur nga Igumenica e për të kaluar kufirin drejt Greqisë. Pasi e kishte vendosur për të emigruar, ai njofton dhe familjen në Përmet. Ishte data 20 qeshor në vitin 1992 kur Arbeni bashkë me dy shokët e tij nisen nga Saranda për në Igumenicë. Nga ky moment deri në vitin 2002 familja nuk pati mësuar asgjë për fatin e Arbenit. Asnjë informacion për afro 10 vite. Deri kur në vitin 2002 kthehen në fshat dy shokët e tij të cilët i takon vëllai i Arbenit, Gëzimi. Për herë të parë familja mëson mbi atë se cfarë ndodhi atë ditë të largimit të tre shokëve. Ata rrëfyen se e kaluan Igumenicën, por në kufi u kapën nga policia kufitare, kurse Arbeni u kishte shpëtuar ndërsa u ishte bashkuar një grupi tjetër për të vazhduar rrugën për në Greqi. 10 vite zemrat në ankth, kështu kanë kaluar edhe afro 17 të tjerë pa ditur asgjë se cfarë mund të ketë ndodhur me fatin e Arbenit, i cili sot është një 52 vjecar…

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike